Ahmeti: S’i braktisim 42.000 njerëz, s’lejojmë shtrembërim të vullnetit qytetar

Shpend Ahmeti ka siguruar votuesit e tij se në kurrfarë rrethanash ai nuk do t’i braktisë ata dhe votën e tyre, ndërsa ka shtuar se përkundër mobilizimit të partive të tjera qytetarët mbështetën Vetëvendosjen.

“Sonte kemi dërguar kërkesë në KQZ për të përfunduar numërimi i votave me kusht. Ne po kërkojmë që ato të numërohen. Numëroni ato vota që më pas të mos ketë hapësirë për manipulime. Gjithashtu votat për pesë ditë nuk kanë qenë në karantinë”, ka thënë Ahmeti, duke u treguar i shqetësuar se ato vota kanë mundur të preken dhe nuk kanë qenë të sigurta.

“Ne nuk do t’i braktisim 42.000 njerëz, s’po bëhet fjalë për Shpend Ahmetin, por për të gjithë ata njerëz që kanë luftuar me mish e me shpirt”.

“Ndërsa në proces të rinumërimit mund të dalim më mirë se sa jemi sot. Në Qendrën e Rinumërimit është një hapësirë shumë e madhe dhe kutit e votimit nuk kanë qenë në karantinë. Por, nuk lejojmë shtrembërimin e vullnetit të qytetarëve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button