Berluskoni i kërkon Gjykatës Evropiane t’i pezulloj ndalesën për veprim politik

Ekipi juridik i Silvio Berluskonit kërkoi nga Gjykata Evropiane për të drejta të njeriut t’i lejojë ish-kryeministrit italian të mundet përsëri të kryejë funksione publike.

Partia djathtiste Forca Italia e Berluskonit para ca kohësh pati paraqitje të suksesshme në zgjedhjet rajonale në Itali dhe po përgatitet që ta sfidojë Partinë demokratike centriste të majtë të Mateo Rencit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Berluskoni mori ndalesë për aktivitete politike për shkak të aktgjykimit për mashtrime tatimore në vitin 2013. Ndalesa duhet t’i skadojë në vitin 2019, ndërsa zgjedhjet pritet të mbahen në fillim të vitit 2018.

Shtatëmbëdhjetë gjyqtarë të gjykatës në Strasburg janë duke e shqyrtuar kërkesën e Berluskonit që t’i hiqet ndalesa. Megjithatë, është e mundur që vendimi i tyre të sillet shumë vonë dhe ai të mos mund të kandidohet në zgjedhjet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button