Në BE në vit ndodhin 215 mijë vepra penale seksuale

Eurostat publikoi se në shtetet-anëtare të BE-së në vitin 2015 janë evidentuar 215 mijë vepra penale seksuale, prej të cilëve një e treta janë abuzime seksuale.

Raporti i Eurostatit vjen në vigjilje të Ditës së nesërme ndërkombëtare për eliminim të dhunës ndaj grave.

Më shumë se 90 për qind e viktimave të abuzimeve seksuale dhe mbi 80 për qind e viktimave të sulmeve seksuale kanë qenë vajza ose gra, ndërsa 99 për qind e të dënuarve për vepra të këtilla janë burra.

Pjesa më e madhe e veprave penale seksuale janë regjistruar në Angli dhe Uells – 64.500 prej të cilëve 38.500 abuzime seksuale, pastaj në Gjermani ku ka pasur 34.300 vepra prej të cilëve 7.000 abuzime, Francë me 32.900 vepra, duke përfshirë 13 mijë abuzime dhe në Suedi, ku ka pasur 17.300 vepra penale seksuale, prej të cilëve 5.500 abbuzime seksuale.

Eurostat nuk i thekson të dhënat për të gjithë vendet.

Lidhur me numrin e banorëve, numër më i madh janë evidentuar në Suedi (178 në 100.000 banorë), pastaj Skocia me 163, Irlanda Veriore me 156, Anglia dhe Uellsi 113 dhe Belgjika 91 në 100.000 banorë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button