Visar Ganiu priti sot ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në vend, Ylber Hysa dhe Fatos Reka

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot fillimisht e priti ambasadorin e Republikës së Kosovës,  Ylber Hysa, e më pas edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

Ganiu dhe Hysa biseduan rreth gjendjes aktuale të Komunës së Çairit, sfidave të saj në mandatin e ri katër vjeçar dhe shprehën përkushtimin e plotë për vazhdimin e bashkëpunimit në procesin e realizimit të reformave zhvillimore.

ВИсар Ганиу - Улбер Хуса

Kreu i Komunës së Çairit njoftoi ambasadorin Hysa me projektet e premtuara në programin “Kontrata 2017-2021” dhe hapat e para të ndërmarra në këtë drejtim. Gjatë takimit u bisedua edhe për nevojën e vazhdimësisë së bashkëpunimit me komunat e Republikës së Kosovës në sferën e arsimit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik.

Nga ana e tij, ambasadori Hysa uroi punë të mbarë dhe shprehu përkrahjen e plotë për dinamikë sa më efikase të realizimit të projekteve të parapara.

Pas takimit me ambasadorin e Republikës së Kosovës, kryetari i Komunës së Çairit u takua edhe me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka.

Река
“Nder dhe kënaqësi që në Nëntorin e festave kombëtare pas takimit me ambasadorin e Republikës së Kosovës, mirëprita sot edhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vend, z. Fatos Reka, të cilin poashtu e njoftova me vizionin e realizimit të reformave zhvillimore të elabuara përmes projekteve në programin “Kontrata 2017-2021″. U dakorduam që të intensifikojmë bashkëpunimin me njësitë e vetëqeverisjes lokale në Shqipëri, proces që do të ndihmojë në menaxhimin sa më efikas të sfidave të reja në arsim, kulturë e zhvillim ekonomik”, u shpreh Ganiu me atë rast.

Ambasadori Reka shprehu gatishmërinë e plotë të bashkëpunimit me qëllim hapërimin sa më dinamik drejt konkretizimit të vlerave zhvillimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button