SKANDAL / Robinho dënohet me nëntë vite burg, pasi përdhunoi një vajzë shqiptare

Robinho, ish-lojtari i Real Madridit, Man Cityt dhe Milanit që pak orë më parë u dënua me nëntë vite burg për përdhunimin e një vajze shqiptare, nuk ka qenë vetëm atë natë. Ai ka qenë më pesë shokë të tjerë dhe gjatë procesit që zgjati afro katër vite, ai ka dashur t’i përdorë ata si alibi, shkruan albeu.com

Fillimisht futbollisti dhe avokatët e tij e cilësuan si një formë shantazhi që po i bëhej për shkak se është personazh i njohur. Ai mësohet se në seancat e para gjyqësorë pat deklaruar se ishte një sajesë gjithçka nga vajza shqiptare, pasi nuk kishte arsye që ajo denoncimin ta bënte 6 muaj pasi kishte takuar Robinjon.

Megjithatë gjykatësit italianë nuk u ndikuan shumë nga këto pretendime dhe iu mëshuan provave, duke arritur në përfundimin se futbollisti 33 vjeçar, katër vite më parë ka dhunuar seksualisht së bashku me 5 persona të tjerë një vajzë shqiptare që sot është 26 vjeçe.

Prokuroria italiane pat kërkuar disa vite më parë konfiskimin e pasaportës së lojtarit, por gjykata vendosi ta linte të lirë të udhëtonte sepse ai nuk kishte më mundësi të prishte provat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button