Kosovë, Pse Kurti, Kadaj-Bujupi e Haxhiu nuk u arrestuan sot siç kërkoi Gjykata

Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi e Albulena Haxhiu, pa ndonjë shqetësim, janë futur në objektin e Kuvendit të Kosovës dhe kanë marrë pjesë në seancë.

Pavarësisht se gjyqtari Beqir Kalludra, të mërkurën, bëri të ditur se do të lëshojë urdhër arreste për ta, në orët e paradites, nuk i kishin mbërritur Policisë së Kosovës, e një gjë e tillë ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Ne i kemi pranuar urdhër arrestet dhe konform autorizimeve tona policore që i kemi, do t’i ndërmarrim masat”, i ka thënë KTV-së zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Pavarësisht që Vetëvendosje paralajmëroi kërkesë për largimin e gjyqtarit Kalludra nga trupi gjykues, duke e konsideruar atë politik, edhe me largimin e tij eventual, nuk garantojnë pjesëmarrjen në seancat gjyqësore.

Kurti, Kadaj Bujupi e Haxhiu munguan në seancën e së mërkurës, në procesin ku akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, bashkë me deputetin Faton Topalli.

KTV-ja, përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës urdhër-arrestin e lëshuar për deputetët në fjalë.

Por, një kërkesë e tillë, për gjykatën, nuk ka pasur bazueshmëri në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, pavarësisht se një vendim të njëjtë të lëshuar nga i njëjti gjyqtar për deputetin Albin Kurti, gjykata ia kishte përcjellë KTV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button