S’janë arsye për të debatuar, thjesht këto fraza ju i kuptoni ndryshe nga partneri

Vajzat dhe djemtë i shohin gjërat ndryshe. Bright Side na sjell 5 fraza, kuptimet e të cilave nuk janë të njëjta, në varësi të gjinisë.

Lexoni dhe mbani mend se nuk ka të bëjë me “të drejtë” apo të “gabuar:- ne thjesht jemi të ndryshëm, shkruan revistaclass. 

“Le të flasim”

Për çdo djalë, një dialog do të thotë një çështje që duhet zgjidhur. Pra, nëse dëgjojnë këtë frazë, atëherë diçka ka shkuar keq dhe tensionohet.

Komunikimi për një vajzë, është një mjet për t’u lidhur më shumë me partnerin. Prandaj, një ofertë për të folur nuk e çon te një gabim i bërë, e aq më tepër të shqetësohet, përkundrazi. Një vajzë ka shumë dëshirë kur partneri i kërkon që të ulen të bisedojnë.

“Nuk po më dëgjon”

Djemtë e përceptojnë më mirë një informacion duke qëndruar të heshtur, shpesh duken si të pavëmendshëm, por në fakt po ju dëgjojnë me vëmendje.

Një vajzë është shumë shprehëse, e tregon shqetësimin e saj me anë të gjesteve dhe pasthirrmave. Djemtë shpesh nuk e kuptojnë një sjellje të tillë, madje ndonjëherë i mërzit kjo gjë.

“Le ta bëjmë së bashku”

Djemtë nuk e pëlqejnë ndarjen e fitimeve dhe nuk janë shumë të mirë në punën në grup. Ata hezitojnë të pranojnë një propozim të tillë.

Shkencëtarët thonë se hormoni “oxytocin” i bën gratë më sociale. Për ta është e rëndësishme që të bëjnë gjëra së bashku, kështu i tregojnë vetes se nuk janë vetëm.

“Le të flasim më vonë”

Djemtë e kanë të vështirë që të bëjnë disa gjëra njëkohësisht, ndryshe nga gratë. “Flasim më vonë” është një fjalë që ata e përdorin shumë shpesh, pasi mund të jenë duke bërë diçka tjetër, edhe pse për ne mund të jetë e parëndësishme.

Gratë janë shumë të afta për të bërë disa gjëra njëkohësisht, dhe nuk e kanë problem që të flasin me djemtë teksa po gatuajnë, po lyejnë thonjtë, po bëjnë make up-in. Prandaj kjo fjalë tingëllon si fyese në këndvështrimin e tyre.

“Është në rregull”

Djemtë janë më pak emocional dhe kjo reflektohet edhe në fjalimin e tyre. Ata kanë më pak epitete në fjalorin e tyre të përditshëm. “Në rregull” dhe “ok” janë mëse normale për ta.

Një grua thotë 20.000 fjalë në ditë, 1.5 herë më shumë se një burrë. Për të shprehur një emocion ato përdonin fjalë si “e jashtëzakonshme” “e mrekullueshme” e kështu me radhë. Fjala “në rregull” konceptohet e pasjellshme për ato.

“Është punë për meshkujt”

Kur një djalë e thotë këtë, ai ndoshta nuk po gjen fjalët e duhura për ta përshkruar atë, pasi ndihet në siklet para partneres.

Kjo është fraza që një vajzë nuk do të dëgjojë, ose rrallë herë mund të ndodh që një djalë të marrë një reagim pozitiv në këtë rast. Kjo për arsye shumë të thjeshtë: djemtë mendohen gjithmonë si “tradhtarë” dhe gjëja e parë që u shkon ndërmend kur dëgjojnë këtë frazë është se kjo punë ka të bëjë me vajza të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button