Shqipëria, Kosova e Maqedonia e mbyllin vitin me +9

Fitorja e fundit në ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë i ka dhuruar Maqedonisë ngritje në rang listën më të re të FIFA-s. Maqedonia këtë muaj renditet në pozitën e 76-të, duke u ngritur për 9-të vende nga muaji i kaluar. Ky është një sukses i veçantë për Maqedoninë, pasi vitin e filloi nga pozita e 162-të, ndërsa arriti ta mbyll në atë të 76-tin.

Plot 9 pozicione ngritje edhe për Kombëtaren Shqiptare që fitoi në Turqi. Skuadra e Kristian Panuçit është ngjitur ndjeshëm në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s, duke u renditur në vendin e 62-të. Ky është një nga kapërcimet më të mëdha të Kombëtares Shqiptare gjatë viteve të fundit në këtë klasifikim, çka reflekton edhe momentin pozitiv të kuqezinjve që, pavarësisht humbjeve ndaj Spanjës dhe Italisë.

Plot 9 pozicione fiton edhe Përfaqësuesja e Kosovës, pas fitores spektakolare ndaj Letonisë me rezultatin 4-3. Skuadra e drejtuar nga Muharrem Saiti ngjitet në vendin e 174-t të klasifikimit të përgjithshëm botëror, duke bërë një hap të madh, edhe pse rruga mbetet e gjatë.

Sa i përket kreut, 5 vendet e para nuk ndryshojnë, me Gjermaninë që vazhdon të komandojë, e ndjekur nga Brazili, Portugaia, Argjentina dhe Belgjika, ndërsa Spanja fiton dy pozicione dhe ngjitet në vendin e 6-të. Edhe pse jashtë botërorit, Italia ka fituar një pozicion dhe është ngjitur në vendin e 14-të, ndërsa Anglia zbret në vendin e 15-të. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP