Muajin e ardhshëm takim për financimin e hekurudhës në Korridorin 8

Liderët dhe ministrat e Transportit të shteteve të Ballkanit Perëndimor me 6 dhe 7 dhjetor do të takohen me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Bankës Evropiane të Investimeve ku do të bisedojnë për financimin e ndërtimit të lidhjes hekurudhore mes Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë në Korridor, njofton Portalb.mk.

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev pas takimit të përbashkët të qeverive të të dy shteteve në Strumicë porositën se Korridori 8 do të jetë prioritet për realizim sepse do të ofrojë shumë mundësi për bashkëpunim dhe përshpejtim të protokollit të mallrave dhe udhëtimeve.

“Kjo është një nga dëshirat më të mëdha nga Shkupi deri në Sofje që të mos udhëtohet katër deri pesë orë, por shumë shpejt, kjo do të bëhet e mundur si alternative të një autostrade të bukur ose hekurudhë. Ky është korridori 8 që është mundësi për qytetarët nga i gjithë rajoni”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës së përbashkët me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button