Bangladeshi dhe Mianmari marrëveshje për rikthimin e muslimanëve të Arakanit

Bangladeshi dhe Mianmari janë dakorduar që të rikthehen në territoret e tyre muslimanët e Arakanit që janë strehuar në Bangladesh pas largimit nga mizoritë me të cilat u përballën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave të Bangladeshit, mësohet se ministrja e Punëve të Jashtme dhe përgjegjëse e çështjeve të Presidencës së Mianmarit, Aung San Suu Kyi, këtë mëngjes ka kryer një takim për 45 minuta me ministrin e Jashtëm të Bangladeshit, Mahmud Ali.

Ministri i Jashtëm i Bangladeshit, pas takimit ka njoftuar se me ministrin për Zyrën e Këshilltarit Shtetëror të Myanmarit, Kyaw Tint Swe, kanë nënshkruar “Marrëveshjen për rikthimin e personave të zhvendosur nga rajoni i Arakanit.”

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk është publikuar ndonjë detaj në lidhje me marrëveshjen dhe nuk është specifikuar data në të cilën muslimanët e Arakanit do të kthehen.

Drama e muslimanëve të Arakanit

Mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti e deri më tani si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pretendon se është duke luftuar me militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjet dhe daljet në rajon.

Gjatë sulmeve të cilat janë shndërruar në një spastrim etnik janë djegur ose shkatërruar rreth 300 fshatra nga ushtria dhe budistët radikalë, si dhe mbi 600 mijë muslimanë të Arakanit janë larguar në Bangladesh nëpërmjet rrugëve malore, detare apo të lumenjve.

Muslimanët e Arakanit që kanë arritur të kalojnë në Bangladesh, ballafaqohen me shumë probleme për mundësitë e pamjaftueshme në kampe, veçanërisht me shëndetin dhe strehimin.

Qeveria e Bangladeshit shpeshherë i ka bërë thirrje qeverisë së Mianmarit për rikthimin në territoret e tyre të muslimanëve të Arakanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP