Kallëzim penal për njeriun që shkaktoi incident para Gjykatës Supreme (VIDEO)

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër E.I (57) nga Haraçina e Shkupit për shkak se dyshohet se ka kryer vepër penale “rrezik të sigurisë”  dhe është parashikuar masë dënuese sipas nenit 144 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Do të thotë me 02.11 e këtij muaji i akuzuari ka shkuar në zyrën e avokatit me lokacion në rrugën “Bitpazarska” dhe të punësuarës në zyrë i ka dorëzuar listë me përmbajtje kërcënuese dhe në këmbë është drejtuar drejt objekteve të Gjykatës së Apelit dhe Supremes së Republikës së Maqedonisë ku u shqyptuan aktgjykimet e të akuzuarve në proces gjyqësor”, informojnë nga policia.

Prej kur i njëjti arriti para Gjykatës Supreme, shërbimet policore e vërejtën se i njëjti rreth rripit ka vendosur një pajisje që ngjanin si mjet eksploziv, por në fakt ishin pushkaliqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button