Treni që udhëton vetëm për një vajzë!

Historia e saj prekëse Për vite të tëra, treni në stacionin Kami-Shirataki në Japoni ndalet vetëm për një nxënëse, nxënëse kjo e cila udhëton çdo ditë për në shkollë.

Treni ndalet vetëm dy herë në ditë në këtë stacion njëherë për ta marrë vajzën nga aty dhe herën tjetër për ta lënë atë përsëri aty kur shkolla të përfundojë.

Duket si një film i dhimbshëm, por sipas CCTV News, ky ishte një vendim që Hekurudhat Japoneze e morën më shumë se tri vite më parë, transmeton Gazeta Express.

Ata dëshiruan që ta mbyllin këtë stacion për shkak të mungesës së njerëzve, por më pas panë se treni po përdorej nga një vajzë për të shkuar në shkollë. Kështu, ata vendosën që ta mbajnë stacionin të hapur derisa ajo ta përfundojë shkollën.

Kompania madje ka rregulluar orarin e ardhjes së trenit sipas kohës që ajo dëshiroi. Sipas njoftimeve, Kana Harada, e cila është ndër 40 banorët e fshatit Shirataki, është i vetmi person që  hip në tren special në orën 7:04 dhe kthehet në mbrëmje në orën 5:08.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button