Ronaldo ‘çmend’ botën e futbollit, ja pse sipas tij Messi qëndroi në stolin rezervë

Lionel Messi luajti si zëvendësues në barazimin pa gola të Barcelonës me Juventusin, ndërsa Cristiano Ronaldo e di pse ndodhi kjo.

Argjentinasi bëri një paraqitje në pjesën e dytë pasi gjigandët katalanas konfirmuan vendin e tyre në 16 të fundit të Ligës së Kampionëve, transmeton Syri.net.

Trajnerii tij Ernesto Valverde pretendoi se Messi ishte lënë në stol për shkak të lodhjes, por Ronaldo mendon ndryshe. Superstar i Real Madrid beson se Barcelona thjesht po kopjon taktikat e tij nga sezoni i kaluar.

Zinedine Zidane disa ndeshje la pushim Ronaldon, një lëvizje që u tregua e efektshme pasi Real fitoi dyfishin.

Dhe sipas Diario Gol, Valverde ka bërë të njëjtin vendim me Messin.

Spanjolli ka thënë: “Ai ka luajtur  shumë lojëra dhe menduam se këtë herë do të mund të hyjë në gjysmën e dytë.

“Menduam se loja do të ishte e shtrënguar në fillim dhe pastaj mund të hapet më vonë në gjysmën e dytë. Kjo është ajo që ndodhi”, përfundoi trajneri i Barçës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button