PDK-ја lëshon seancën në shenjë pakënaqësie me EULEX-in

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovë (PDK) ka braktisur punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, në shenjë proteste me veprimet e misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kjo parti politike shpreh shqetësim për raportimin në media vendore dhe ndërkombëtare që flasin për një qasje diskriminuese dhe paragjykuese nga zyrtarët e EULEX-it ndaj ushtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët janë gjykuar në procese të ndryshme nga prokurorë dhe gjyqtarë të këtij misioni.

“Është e papranueshme dhe jo profesionale nëse një qasje manipulative vërtetë ka qenë mënyrë e trajtimit të rasteve në fjalë. Andaj ne kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX që t’i ofrojnë Kuvendit dhe institucioneve një përgjigje zyrtare dhe të detajuar lidhur me këto pretendime shumë serioze”, ka thënë Krasniqi.

Siç njofton Evropa e Lirë, ata konsiderojnë se një akuzë kaq e rëndë nuk mund të lihet pa marrë përgjigje dhe sqarime sepse që të gjithë duhet të dinë të vërtetën rreth kësaj çështje.

“Si shenje proteste ne do të lëshojmë sallën e Kuvendit”, ka thënë Krasniqi.

Pas këtij fjalimi, deputetët e PDK-së lëshuan sallën e Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button