BE deri në 2027-ën: Katër skenarë – as luftërat nuk janë përjashtuar

Shkencëtari dhe analisti ruso-amerikan Peter Turçin në tekstin autorial në bllogun e tij i publikoi parashikimet e tij për zhvillim të ardhshëm të ngjarjeve në Evropë.

Sipas skenarit të parë, projekti i madh për integrim evropian plotësisht do të rikuperohet deri në vitin 2027 dhe nuk do të ketë më zëra euroskeptikë.

“Kjo nuk ka gjasa. Para së gjithash, për shkak të ndryshimit në sjelljen e gjermanëve, ndërsa pastaj edhe për shkak të faktit se Bashkimi Evropian ndodhet gjithnjë e më shumë në një segmentim më të madh”, thekson Turçin.

Петер Турчин

Skenari i dytë parashikon se BE do të vazhdojë të “zvarritet”.

“Nuk do të ketë as trend pozitiv dhe as negativ edhe në vitin 2027 do të jemi aty ku jemi edhe tani. Kjo është shumë më reale sesa skenari i parë. Megjithatë, gjendja e ekuilibrit është proces dinamik dhe nuk shoh se ekziston forcë që do të ketë sukses që t’i riintegrojë forcat që tashmë janë nisur nëpër  atë rrugë. Historia nuk ndalet, gjërat nuk ndryshojnë apo bëhen më të këqija. Do të doja gjithçka të lëvizë në një  linjë pozitive, por ekzistojnë shumë arsye për një mendim më ndryshe”, thekson Turçin.

Skenari i tretë parashikon fragmentimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian, por jo edhe zhdukjen e tij.

“Të udhëhequra nga Hungaria dhe Polonia, shtetet e tjera anëtare të vogla dhe të mesme do të përpiqen të kthehen në politikat e tyre kombëtare, pa i kushtuar vëmendje më të madhe Brukselit. Defragmentimi do të përfundojë pa luftë. Ndoshta jo për dhjetë vjet, por BE në të ardhmen do të mund të duket si Perandoria e Shenjtë Romake. Sipas mendimit tim, ka shumë gjasa”, shton Turçin.

Петер Турчин

Se në Bashkimin Evropian do të ketë paqe, parashikon skenari i katërt.

“Mendoj dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë. Megjithatë, kanë mbetur shumë pak njerëz që ende e kujtojnë tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore. Qeveria e (kryeministrit spanjoll) Marjano Rahoj, për shembull,  nuk sheh sa është i rrezikshëm represioni që po e zbaton në Katalonjë. Do të mund të vijë deri në luftë të përgjakshme civile. Për fat të keq, asgjë nuk i pengon konfliktet, ndërsa ne i shmangim  luftërat e mëdha pas vitit 1945, sepse shkohej në proces të integrimit. Kur ai proces do të ndalet, të gjitha gjërat e këqija do të bëheshin të mundshme”, vlerëson Turçin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button