Marrëveshjet për furnizime publike prej dhjetorit në dispozicion për qytetarët

Marrëveshjet për furnizime publike prej muajit të ardhshëm do të jenë në dispozicion për opinionin. Organi kontraktues do të ketë për obligim që marrëveshjen ta publikojë në ueb faqen e vet, ndërsa më pas do të mund ta realizojë, konfirmoi për MIA-n drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Gjorgji Gjorgievski.

Sipas kësaj risie, të cilën paraprakisht e paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev, prej 1 dhjetorit çdo marrëveshje për furnizime publike e dakorduar prej cilitdo institucioni shtetëror ose publik nën kompetencat e Qeverisë, ndërsa me rekomandimet edhe të komunave dhe institucioneve të tjera publike, do të mund të realizohet pasi fillimisht të publikohet në ueb-faqen e çdo institucioni.

Prej kësaj mase, Qeveria pret transparencë serioze, por edhe kursim serioz të shpenzimeve të parave të qytetarëve në shtet.

Mbi këtë bazë priten kursime më të mëdha vitin e ardhshëm.

“Tek furnizimet publike pamë se ekziston mundësi e madhe për korrupsion. Do të bëjmë gjithçka këtë korrupsion ta zvogëlojmë në nivelin më të ulët të mundshëm me tendencë që ta heqim komplet. Besoj se me këtë në vit mund të kursejmë dhjetëra e dhjetëra milionë euro, para të cilat i duhen shumë Maqedonisë për çdo lloj komponenti zhvillimor dhe për përforcimin e standardit të qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev.

ѓорѓи георгиевски

Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Gjorgievski thekson se publikimi i marrëveshjeve për furnizime publike së bashku me pezullimin e Këshillit për furnizime publike janë pjesë e reformave të parapara në sistemin për furnizime publike të cilat do të pasojnë edhe me sjelljen e një ligji krejtësisht të ri për furnizime publike sipas standardeve evropiane.

Nevojën për reforma krahas Qeverisë e theksuan edhe afaristët dhe sektori i shoqërisë civile, ndërsa do të zbatohen me mbështetjen e BE-së dhe SIGMA. Reformat duhet të sjellin ndryshime serioze në sistemin aktual, lehtësimin e procedurave dhe rritjen e parimeve themelore në furnizimet publike të cilat nuk ekzistojnë në vendimin e deritanishëm. Ligji i ri pritet të sillet deri në tetor të vitit të ardhshëm.

“Byroja për Furnizime Publike është në fazën e përpunimit të ligjit të ri për Furnizime publike i cili e kthen Maqedoninë në rrugën drejt BE-së. Janë duke u marrë parasysh rregullativat e BE-së prej vitit 2014. Do të dëgjohen të gjitha mendimet e opinionit profesional dhe më të gjerë që të mos sjellim si në vitin 2013 ligj të përshpejtuar dhe me ndryshimet e shpeshta të shkaktohet pasiguri juridike e organeve kontraktuese dhe e operatorëve ekonomik. Qëllimi është të fitojmë ligj bashkëkohor i cili do t’i implementojë përvojat e deritanishme pozitive, por edhe t’i çrrënjosim efektet negative të cilat janë të dukshme”, thekson Gjorgievski.

Ligji i ri pritet të sillet në tetor të vitit 2018, ndërsa opinioni profesional dhe më i gjerë do të ketë kohë të mjaftueshme për komente dhe propozime.

“Deri në fund të vitit presim të ketë projekt-tekst të ligjit që do ta ndajmë me opinionin profesional dhe më të gjerë dhe do të lëmë kohë të mjaftueshme për komente dhe propozime për përmirësimin e tij. Planifikim të organizimit të një ose më shumë debateve publike, ndërsa në të njëjtën kohë do të përfshihet edhe SIGMA me komente dhe propozime të saja, veçanërisht në pjesën e mekanizmave kontrolluese. Në muajt e parë të vitit 2018 do të shqyrtohen propozimet e marra dhe do të bëhen konsultime shtesë me institucionet kompetente, duke përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë në pjesën e dispozitave kundërvajtëse, Ministrinë e Ekonomisë në pjesën e koncesioneve dhe partneriteteve publike private, Sekretariatin për legjislacion, ndërsa planifikojmë të kërkojmë edhe mendim nga KE-ja kur do të jemi më afër projekt tekstit përfundimtar”, thekson drejtori i Byrosë për Furnizime Publike.

Karakteristika të përgjithshme të ligjit të ri, siç thotë ai, është transparenca e rritur me shfrytëzimin e mjeteve elektronike, veçanërisht vendosje e tregut elektronik për furnizime publike, katalogje elektronike, ankesë elektronike dhe të ngjashme, publikim të planeve për furnizime publike dhe marrëveshjet e nënshkruara mbi vlerën e caktuar, thjeshtësim të procedurës dhe vendosje të procedurave të reja të parapara me direktivat, thjeshtësim në afatet, sistem i ri i kontrollit paraprak në të cilin Byroja për Furnizime Publike do të marrë rol të përforcuar, si dhe përmirësim të mbrojtjes ligjore me implementimin e direktivave për mbrojtje ligjore si një prej shtyllave të kontrollit në procedurat për furnizime publike.

Biznesmenët e theksojnë nevojën nga ndryshimi i Ligjit për furnizime publike dhe porositin se janë të nevojshme rregulla më të ashpra të cilat kompanitë duhet t’i plotësojnë.

александар зарков

Aleksandar Zarkov, drejtor ekzekutiv i Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë për MIA-n deklaroi se LOE-ja në vazhdimësi e ndjek sferën e furnizimeve publike në Maqedoni dhe dorëzon propozime të argumentuara deri te institucionet kompetente për domosdoshmërinë nga ndryshimi i Ligjit për furnizime publike.

Porosit se është e nevojshme që Ligji të harmonizohet me legjislacionin evropian dhe kjo do të thotë se para së gjithash, të zbatohen rregullat sipas të cilave çmimi më i ulët nuk do të jetë kriteri i vetëm në furnizimet publike, por do të merret parasysh cilësia e prodhimit ose shërbimi i cili është objektiv i furnizimit publik, i dokumentacionit teknik si dhe boniteti i kompanisë.

“Është e nevojshme të ekzistojnë rregulla më të ashpra të cilat kompanitë do të duhet t’i realizojnë, ndërsa institucionet që e zbatojnë furnizimin publik të jenë transparente dhe të mundësojnë trajtim të balancuar të të gjithë operatorëve ekonomikë. Gatishmëria e institucioneve që t’i vendosin rregullat në lojë të cilat do të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë do të paraqet garanci se përzgjedhja e furnizimit publik është bërë në bazë të ofertës më të volitshme në aspekt të çmimit dhe cilësisë dhe me këtë të gjithë operatorët ekonomikë do të jenë të sigurt se kanë pasur trajtim të barabartë”, deklaroi Zarkov.

Sabina Fakiq nga Qendra për komunikime civile theksoi se të gjitha rekomandimet që i kanë dhënë në vitet e kaluara do të merren parasysh në hartimin e propozim ligjit për furnizime publike.

Paralajmëron se edhe në të ardhmen do t’i përcjellin furnizimet publike, ndërsa reformat që priten duhet t’i përkasin ndryshimit në kornizën institucionale dhe ndryshimet në ligjin, në të cilin zbatohen reformat.

сабина факиќ

“Kur themi ndryshime në kornizë institucionale konsiderojmë se Byroja për furnizime publike duhet të marrë ingerenca të zgjeruara, të cilat do të sigurojnë mbrojtje nga korrupsioni me shtrirje të gjerë në furnizimet publike dhe keqpërdorimi i parave publike”, thotë Fakiq.

Lidhur me procedurat dhe zbatimin e tyre, sipas saj, nevojitet që të hiqet koncepti i çmimit më të ulët, të përjashtohet domosdoshmëria e ankandit dhe çmimi më i ulët, ndërsa ankandi elektronik të zbatohet në ato tendere ku ajo që furnizohet është me cilësi të qartë dhe shumë preciz. Në të kundërt konsiderojmë se është e nevojshme që të tregohet kujdes për cilësinë e asaj që furnizohet, sepse ajo që në mënyrë thelbësore është harruar në furnizimet publike në Maqedoni në të vërtetë është qëllimi i furnizimeve publike është që të merret vlerë e mirë për paratë e konsumuara, e jo të blihet më e lira që në të vërtetë në afat të mesëm dhe të gjatë do të kushtojë shumë më tepër dhe do të gjenerojë shpenzime shtesë”, thekson Fakiq.

Mes ndryshimeve që i propozon është edhe nevoja që ofruesi të dëshmojë aftësi për pjesëmarrje me deklaratë, pastaj ajo firmë që do të zgjidhet t’i parashtrojë të gjitha dokumentet për dëshmi në aftësinë e saj me qëllim që të stimulohen sa më tepër firma të marrin pjesë në tenderët dhe të zvogëlohen barrierat administrative.

Ndryshime, përmendi Fakiq duhet të bëhen edhe në pjesën e afatit për ankesë që duhet të rrjedhë nga dita e publikimit të shpalljes, pastaj unifikimi i afateve për parashtrim të ankesës, të vendoset prag i ri vlerësues lidhur me kompensimin për mbrojtjen juridike në drejtim të asaj që të stimulohen ankesat tek firmat më të vogla, sepse siç sqaroi, del se vlera maksimale për ankesë që paguhet nga 400 euro ka të bëjë edhe me tenderin prej 20 mijë dhe me tenderin prej 10 milionë eurove”, që është në mënyrë disproporcionale.

Përmes furnizimeve publike brenda vitit  shpenzohen një e treta e buxhetit dhe për këtë palët e kyçura konsiderojnë se seriozisht duhet të investohet mund në kërkesën e mekanizmave për parandalim të korrupsionit dhe keqpërdorimit të parave.

Si pjesë e reformave paraprakisht është pezulluar Këshilli për furnizime publike sepse në praktikë është treguar se ajo që ky institut nuk i ka dhënë përfitimet e pritura për lehtësim të procedurës për furnizimet publike, por ka qenë frenues përmes të cilit janë zvarritur procedurat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button