Carovska: FMN nuk kërkon rritje të kufirit të moshës për pensionim

Qeveria e mori me seriozitet stablizimin e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor dhe menjëherë formuam Këshill qeveritar të cilin e udhëheq Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ku bëjnë pjesë katër ministra, jemi duke diskutuar për gjendjet në FSPI dhe dy ekspertë të Bankës Botërore janë duke punuar në analizat e detajuara të shoqërive pensionale, MAPAS dhe Fondit të SPIM dhe së shpejti presim raport prej të cilit do të dalë Plani veprues për ndryshimet ligjore dhe rregullativën, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

E pyetur nëse do t’i pranojnë rekomandimet e FMN-së për stabilizimin e SPIM, Carovska tha se i respektojnë rekomandimet, por rekomandimet e tyre nuk janë që të hiqet stazhi me beneficion dhe nuk janë që të rritet kufiri i moshës.

“Në Maqedoni ekzistojnë hapa të tjerë të cilët duhet të ndërmerren dhe për këtë do të dalim kur të kemi plan të detajuar. Që të mund të stabilizohet Fondit, gjënë e parë të cilën e ndërmorën është se e respektojmë vendimin ligjor për rritjen e pensioneve dhe harmonizimin, ndërsa jo ad hock rritje paushale që të cilat nuk ka baza”, deklaroi Carovska.

Theksoi se është shumë e rëndësishme se Qeveria në mënyrë të përgjegjshme pohon se do të kujdeset për pension dinjitoz të pensionistëve aktual, por edhe për pension dinjitoz të pensionistëve të ardhshëm që është diskutim të cilin do ta hapim bashkërisht dhe do të diskutojmë.

“Nuk është vendimi i vetëm rritja e kufirit të moshës. Ky është vendimi i fundit i cili duhet të ndërmerret, me të vërtetë në Maqedoni ka gjëra të tjera të cilat duhet të tejkalohen në sistem. Tani kemi masa të tjera të cilat do t’i ndërmarrim dhe do të bëhen publike”, deklaroi Carovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button