Shoferi i një autobusi nga Maqedonia lëndohet si pasojë e një aksidenti në Austri

Shoferi i një autobusi nga Maqedonia është lënduar në një aksident rrugor gjatë përplasjes me një makinë që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 në afërsi të Shlierbahut në Austri.

Bëhet fjalë për autobusin e transportuesit nga Maqedonia “Nasir Turs” i cili ka qarkulluar nga Hamburgu për në Maqedoni. Për MIA-n nga “Nasir Turs” konfirmuan se shoferi 40 vjeçar ka marrë lëndime dhe është transferuar në një spital austriak. Në momentin e aksidentit në autobus janë transportuar 28 udhëtarë, të cilët nuk janë lënduar dhe kanë vazhduar rrugën me autobus tjetër.

Në aksidentin krahas autobusit kanë marrë pjesë edhe tre makina.

Sipas mediave lokale, në aksident ka humbur jetën shoqëruesi në makinë një burrë 25 vjeçar, shoferi i makinës është lënduar rëndë, ndërsa janë lënduar më lehtë edhe tre persona.

Sipas njohurive të para të policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur makina ka kaluar në anën e kundërt dhe drejtpërdrejt është përplasur me autobusin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button