Bogdanoviq: Do të kontrollohet se si dhe çfarë është ndërtuar në “Shkupi 2014”

Komuna e Qendrës do të bëjë revizion të kompletuar dhe kontroll në disa objekte dhe përmendore nga projekti “Shkupi 2014”, para  se gjithash, Nënë Tereza, Shtëpia  e Qytetit, bashkë me hotelin që ndërtohet, ura “Syri”, ndërkaq për Andon Qose do të kontrollohet nëse ka miratim për ndërtim, deklaroi sot kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, njofton Portalb.mk.

Kontrolli do të bëhet në bashkëpunim me MPB-në, Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Publike.

“Më revizionin funksional të cilin e parashohim që ta bëjmë në vitin 2018 duam që deri në milimetër të kontrollojmë se si dhe çfarë është ndërtuar, si është shitur një pjesë e tokës. Në komision do të kyçim edhe juristë, urbanistë dhe  persona profesional për prokurime publike. Shumë shpejtë do të vijmë deri te disa njohur, deri në fund të vitit, ndërkaq disa janë më të kompleksuara dhe do të duhet që të fillojnë pas Vitit të Ri”, tha Bogdanoviq.

Ai paralajmëroi procese për ndërtimet e egra dhe rregull në urbanizëm.

Për garazhin në kate “nikofon’, Bogdanoviq tha se ka dy padi penale për ish ministrat e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe Vllado Misajllovski, por edhe, siç tha ai, ende asgjë nuk është ndërmarrë. Parashihet që atje të ngelet ende parking dhe të rritet kapaciteti për parkim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button