+9 në FIFA, Panucci: Unë ndryshe nga De Biasi

Shqipëria është ngjitur me 9 pozicione në renditjen mujore të FIFA-s dhe trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit ka përse të gëzojë, transmeton Top Channel.

Panucci pranoi se ka ndryshuar filozofinë e lojës në krahasim me De Biasin. Në një konferencë për shtyp, ai thotë se kjo i bën të pashmangshme ndryshimet në Kombëtare.

“De Biasi kishte mënyrën e tij të punuarit, unë kam timen, prandaj mendoj se janë të pashmangshme ndryshimet në skuadër”, u shpreh ai.

Lidhur me prurjet e reja?

“Po ndjek 2-3 lojtarë për të thërritur në Kombëtare dhe kemi të tjerë për të parë”, deklaroi ai.

Trajneri italian u zotua se do të japë maksimumin për skuadrën, ndërkohë që vlerësoi edhe njëherë tjetër lojën e zhvilluar nga “Kuqezinjtë” në përballjen miqësore me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button