Prioritete

Eurokomesari Johanes Han beri një vizite joformale ne Maqedoni. Gjate kësaj sqaroi qe arsyeja e ardhjes se tij është qe te tregoje qe ky shtet është i rëndësishëm për Unionin Evropian jo vetëm kur ka trazira, si ato te fillim vitit kur disa here me radhe na vizituan funksionare te larte te UE-se për te na thënë te mos luajmë me zjarr.

Han përçoi mesazhe te rëndësishme gjate vizitës se tij joformale. Se pari na tha qe jemi shume afër fillimit te bisedimeve oficiale për aderim ne UE. Tha qe duhet te mbledhim forca ta vrapojnë kilometrin e fundit te këtij maratoni te gjate dhe te lodhshëm. Citoi Presidentin Junker i cili para disa muajsh foli për zgjerimin e BE ne shtetet Ballkanike ardhmëria e te cilave është e lidhur ngushte me ketë strukture. I pyetur nëse është e vërtetë qe Strategjia e UE për zgjerim ne Ballkan do te përfshijë pike se pari Serbinë dhe Malin e Zi, Han tha qe Strategjia nuk flet ne mënyrë te veçantë vetëm për këto dy shtete por flet për te gjitha 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor te cilat janë rrugës se integrimit. Kjo do te thotë qe Maqedonia, me një përkushtim te mirëfilltë, mund ti ngjitet trenit te shteteve integrimi i te cilave ne UE është parapare te ndodhe ne vitin 2025.

Han dërgoi mesazhe te qarta edhe tek politikanet vendas. Ai u shpreh i kënaqur nga dinamika e reformave dhe theksoi edhe një here qe deri ne vitin e ri Maqedonia duhet ti realizoje disa nga reformat ne gjyqësor, ne administrate publike dhe ne shërbimet sekrete. Kjo gjë duhet te ndodhe patjetër ne mënyre qe Maqedonia ne shkurt te mund te mare rekomandim te pakushtëzuar për te hapur bisedimet oficiale me UE-ne sa i përket aderimit.

Ne këtë drejtim Han u drejtua edhe tek opozita duke thënë qarte qe pret bashkëpunim ne këtë drejtim. Behet fjale për reforma qe shkojnë ne interes te shtetit dhe te gjithë qytetareve, prandaj, opozita ne vend qe te sabotoje punën e parlamentit duhet te tregoje bashkëpunim dhe konstruktivitet ne realizimin ligjor te reformave te përcaktuara nga UE.

Një mesazh i rëndësishëm ishte edhe ai lidhur me Ligjin e gjuhëve. Han vërtetoi qe UE është përkrahëse për këtë ligj te cili  ata e konsiderojnë si kërkesë te arsyeshme dhe shume normale. Ai theksoi qe ky nuk është njeri nder prioritet urgjente qe do te mundësojë hapjen e bisedimeve me UE-ne. Qe është kështu, e dimë edhe nga dy Raportet e Pribese, ku Ligji i gjuhëve nuk përmendet. Është me se e qarte qe kriza qe kaploi Maqedoni e ne vitet e fundit ishte një krize e institucioneve shtetërore dhe kishte te beje me se pari me sundimin e ligjit. Prandaj edhe reformat e parapara ne esence kane vendosjen e mirëfilltë te sundimit te ligjit. Nuk ka asnjë dileme qe ky është prioriteti i vërtete, sepse pa sundim te ligjit as Ligji i gjuhëve nuk ka as kuptim e as qe mund te implementohet si i tille.

Kjo nuk do te thotë qe ky ligj nuk ka rendësi dhe duhet lënë anesh. Procedura për miratimin e tij ne parlament ka filluar dhe e njëjta do te ketë rrjedhën e tij. Kjo rrjedhe është e qarte qe do te vazhdoje edhe ne vitin e ardhshëm deri ne miratimin përfundimtar te këtij ligji. Ne ndërkohë, deri ne vitin e ri reformat ne gjyqësor dhe ne sferat tjera prioritare patjetër te fillojnë sepse aty behet fjale për te drejta fundamentale qe tangojne te gjithë qytetaret e Maqedonisë duke përfshirë këtu edhe shqiptaret.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është e drejte esenciale kolektive e shqiptareve. Por e drejta për te jetuar ne një vend ku sundimi i ligjit funksionon është e drejte fundamentale njerëzore e tyre. Fundja gjuha e cila siguron përdorimin e te gjitha gjuhëve tjera është ajo e drejtësisë.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button