Kryeministri dhe ministrat nesër për herë të parë do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nesër do ta mbajë seancën e 23-të në të cilën në rend dite janë parashtrimi i pyetjeve të deputetëve. Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat për herë të parë pas formimit të Qeverisë së re do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve.

Seanca për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, Parlamenti fillon ta mbajë pas 100 ditëve nga formimi i Qeverisë, por për shkak të zgjedhjeve lokale ajo u shty. Seanca, sipas Rregullores, mbahet çdo të enjten e fundit të muajit, por këtë herë është zhvendosur për të premten, duke e pasur parasysh seancën e sotme të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Bullgarisë në Strumicë.

Në seancë detyrimisht marrin pjesë kryetari dhe anëtarët e Qeverisë dhe bartës të tjerë të funksioneve publike për të cilët është paralajmëruar se do t’u parashtrohen pyetje.

Orarin e parashtrimit të pyetjeve të deputetëve e konfirmon kryetari i Kuvendit në marrëveshje me koordinatorët e grupeve parlamentare, në mënyrë i cili do të sigurojë raport dy në një në dobi të deputetëve nga grupet e deputetëve në opozitë dhe të deputetëve në opozitë të cilët nuk janë të organizuar në grupe të deputetëve.

Seanca e fundit për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve është mbajtur më 29 shtator të vitit 2016, pak para shpërndarjes së përbërjes së kaluar të Parlamentit për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në dhjetor, pas çfarë ishte formuar Qeveria e re. Në pyetjet përgjigjeshin ish kryeministri Emil Dimitriev dhe ministrat nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër i caktoi vazhdimet e seancës së 8-të në të cilën duhet të debatohet për zëvendës të sekretarit të përgjithshëm dhe seancën e 12-të në të cilën janë dy ligjet e tjera të opozitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button