Tillerson: Spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya

Shtetet e Bashkuara thanë se veprimi i Qeverisë së Birmanisë kundër pakicës myslimane Rohingya në shtetin Rakhine përbën “spastrim etnik”.

Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, është komenti më i fuqishëm i Uashingtonit mbi dhunën në Birmani, e cila ka detyruar mbi 400,000 myslimanë të ikin në Bangladeshin fqinj, transmeton REL.

Represioni i ushtrisë ka nisur qysh në muajin gusht, pas disa sulmeve të kryengritësve Rohingya në Rakhine.

Qeveria birmaneze i ka hedhur poshtë akuzat se ushtria sulmon civilët dhe ka thënë se veprimet e saj janë kundër militantëve.

Tillerson ka vizituar Birmaninë javën e kalaur.

“Pas një analize të kujdesshme dhe të plotë të fakteve në dispozicion, është e qartë se situata në Rakhine përbën spastrim etnik kundër myslimanëve Rohingya”, tha Tillerson.

“Asnjë provokim nuk mund të justifikojë mizoritë e tmerrshme që kanë pasuar”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP