PSP u paraqit para gjykatës me 1.560 dëshmi për rastin “Trust”

Seanca e ardhshme për rastin “Trust” do të mbahet me 30 nëntor ku si dëshmitar do të dëgjohet Vasill Ristovski, menaxhues i kompanisë “Sileks”, njofton Portalb.mk.

Prokuroria Speciale Publike prezantoi 1.560 dëshmi në 81 faqe.

Mes dëshmive janë edhe tre bisedat e “bombave” prej të cilave është publikuar biseda mes ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe njeriut të parë të ELEM-it, Vllatko Çingovski. Dy të tjerat nuk janë publikuar në opinion dhe udhëhiqen nga ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski dhe Vllatko Çingovski.

Gjykatësja në seancën e sotme e ka refuzuar propozimin e mbrojtjes që tre “bombat” të mos jenë dëshmi në procedurë.

Mes dëshmive janë edhe dokumenti gjithëpërfshirës i ngritur për tenderin e ELEM-it, dokumentet e marra nga REK Manastir, dëshmia për mekanizmin dhe pajisjen e “Transmet”, ekspertizat e bëra nga inxhinier mekanik dhe ekonomist, faturat, të dhënat nga Agjencia për Punësim për numrin e të punësuarve në të tre firmat, raportet nga bankat për llogaritë e kompanive, të dhënat llogaritëse për mënyrën në të cilën ELEMI-i i ka paguar “Transmet-it”.

Ndryshe, në rastin “Trust” i dyshuar është biznesmeni Sead Koçan si dhe tre persona juridik dhe dy persona fizik, mes të cilëve edhe menaxhuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it, njofton Portalb.mk.

Në seancën paraprake është dëgjuar edhe dëshmitari për rastin “Trust”, Feim Imeri nga Saraji, pronar i Firmës për shitjen dhe servisimin e makinave ndërtimore për momentin po jep dëshminë e tij para gjykatës.

Dëshmitari deklaroi se faturat e prezantuara janë të tijat, por nuk është i sigurt nëse edhe nënshkrimi personal i tij, sepse siç deklaroi ndër vite edhe ka ndryshuar nënshkrimin e tij. Dëshmitari paraqiti edhe vërejtjet e tij se pse nuk është thirrur të dëshmoj bashkë me kontabilistin e tij, sepse atëherë më lehtë do të mund të dëshmonte për dokumentacionin.

Përndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button