Pa dënimin e krimeve dhe kriminelëve nuk mund të ndërtohet shtet ligjor

Abdulla Mehmeti

Abdulla Mehmeti

Pasuria e qytetarëve dhe shtetit e vjedhur nga bandat kriminale politike të pushtetit në Maqedoni, duhet t’u konfiskohet atyre dhe t’u kthehet qytetarëve!

Maqedonia asnjëherë nuk do të jetë shtet demokratik dhe ligjor, përderisa nuk dënohen krimet dhe kriminelët, nuk marrin dënimin e merituar oligarkët, vjedhësit e pasurisë së qytetarëve dhe të shtetit!

Nga pavarësimi i këtij shteti më 1991 e deri më sot, vlerësohet se janë vjedhur pasuri dhe para nga qytetarët dhe shteti, në shumë prej së paku 12 miliardë euro, që i bie se për kokë banori çdo qytetar i këtij vendi është dëmtuar, plaçkitur e varfëruar me së paku 6.000 euro! Përveç kësaj, këta oligarkë dhe politikanë kriminelë, përmes kredive të jashtme, çdo qytetari i kanë lënë borxhe në shumë prej disa miliardë euro, ose me mijëra euro për kokë banori!

Kush është dënuar në këtë shtet deri më sot për këto krime, për këtë vjedhje të shekullit, nga bandat politike kriminale në pushtetin e derisotëm, në të gjitha nivelet e tij?!

Cilit ish politikan, pushtetar, oligark, kriminel, i është konfiskuar pasuria e vjedhur, e uzurpuar, ose e përvetësuar në mënyrë të paligjshme në këtë shtet?!

Çdo cent i kësaj pasurie dihet ku ka përfunduar, vetëm duhet që të ketë vullnet politik dhe transparencë, përgjegjësi qytetare dhe atdhetare, forca demokratike në pushtet dhe kapacitete shtetndërtuese, që kjo betejë të shkojë deri në fund, në rrugë ligjore!

Duke marrë parasysh se, hajnat e ri nuk kanë të drejtë morale dhe kredibilitet t’i dënojnë hajnat e vjetër, krimet dhe kriminelët e mëparshëm, skena politike duhet të pastrohet sa më parë edhe nga kriminelët dhe hajnat e sotëm në pushtetin e këtij vendi!

Me likuidimin dhe kërcënimin e disa dëshmitarëve kyç në këto procese, tanimë të filluara nga Prokuroria Speciale Publike, nuk përfundon përralla me oligarkët, për të cilët është dëshmuar katërcipërisht se kanë qenë në shërbim të interesave të huaja në Maqedoni!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP