“Tvrdokorni”-t i shpallën si tradhtarë Zaevin dhe Gruevskin, kurse qyqar Ivanovin

E ashtuquajtura shoqatë “Tvrdokorni” (kokëfortët) e cila në pranverën e 2017-s protestonte kundër Platformës Shqiptare para Qeverisë së Maqedonisë me muaj të tërë, sot kanë protestuar edhe kundër ligjit të gjuhëve para selisë së VMRO-DPMNE-së dhe para Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Përgjatë protestës, “kokëfortët” e kanë shpallur kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski si tradhtarë ndërkaq, kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov e cilësuan si qyqar.

Ata akuzuan partitë politike maqedonase për shitje të shtetit dhe identitetit. Rreth 80 njerëz kanë shprehur fyerje ndaj entitetit shqiptar ndërkohë që kishte prani të madhe të forcave policore.

Protestuesit porositën se ky eshalon politik menjëherë duhet të largohet nga pushteti, ngaqë krerët politik maqedonas në vend se të dëgjojnë popullin maqedonas, ata iu nënshtrohen faktorit ndërkombëtar.

Protesta u mbajt sot pikërisht për shkak të festës shqiptare, Dita e Alfabetit.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button