Arrestimet për dosjen Habilaj, PD i denoncoi dy vite më parë 3 ish-drejtuesit e lartë të policisë

Partia Demokratike gati dy vite më parë më parë ka denoncuar me emra tre ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, për të cilët Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar urdhërarrestin të mërkurën pasdite si të dyshuar për lidhje me organizatat kriminale të trafikut të drogës.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, denoncoi me datë 10 gusht 2016, disa drejtues të lartë të policisë, për implikim të tyre në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në të gjithë vendin.

Mes tyre ishte edhe Jaeld Çelaj, për të cilin sot është lëshuar mandat arresti, si pjesë e dosjes “Habilaj”.

Në atë kohë, Paloka tha se Jaeld Çela, drejtor i Policisë në Vlorë, me lidhje të forta me Tahirin dhe vëllezërit Habilaj, menaxhon drogën në Novoselë, Mifol, Vjosë, Nartë, Panaj, Zvërnec dhe Trevllazer.

Ndërsa vazhdoi me vende të tjera, mes tyre: Risili – Llakatund – Trevllazer- Mekat – Kanine, dhe zona e trete eshte Vranisht – Llakatund_ Terbaq – Mesaplik – Gjorm – Brataj- Ramic – Sevaster.

Vlen për t’u theksuar se zona Armen- Kocul –Selenice – Pocem që lidhen me fshatrat e Tepelenës kontrollohet nga grupi i shoqërimit të ministrit Tahiri”, -thuhet në denoncimin e kohës nga Paloka.

Në denoncimin e 10 gushtit nga ai, përfshihen pothuajse të gjithë drejtorët e Policisë së Shtetit.

Partia Demokratike theksoi se Edi Rama po ndërton Perandorinë e drogës për të siguruar miliona euro që planifikon t’i përdorë në zgjedhje për të blerë votat.

Një tjetër denoncim ka ardhur me 12 tetor nga Enkelejd Alibeaj, i cili theksoi se rrjeti i organizuar komandohej nga drejtori i Policisë së Vlorës, Jaerd Çelaj, përmes shefit të postës së Selenicës, Enkeleid Greku, kunatit të këtij të fundit që administron skafet në Vlorë, Dhimitraq Janku dhe shefit të krimit të organizuar në Vlorë, Gjergji Kohila.

Siç shihet, tre nga emrat që kanë sot mandat arresti janë në denoncimin e PD-së.

Ajo ka denoncuar që në tetor të 2015-ës edhe Sokol Boden, një tjetër zyrtar i Policisë së Shtetit për të cilin ka mandat arresti.

Alibeaj tha në tetor 2015 se “kreu i kufirit Sokol Bode po feston me Moisi Habilaj, kushëririn trafikant të ministrit të Brendshëm, me të cilin ndajnë makinën me Saimir Tahirin. Makina shërben si mbrojtje, garanci e imunitet, është në dispozicion të Habilajve, kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime.”

Gati 2 vjet më pas, të gjitha akuzat e Partisë Demokratike po provohen si të vërteta jo vetëm për emrat e përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, por edhe për qellimin e Ramës për blerjen e zgjedhjeve nëpërmjet krimit dhe parave të drogës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button