Askush nuk e di me siguri se kush a vrau John F. Kennedyn, ja teoritë më të përhapura

Dy vite pasi kishte marrë presidencën, Presidenti i SHBA, John Fitzgerald Kennedy u vra gjatë një vizite në Dallas të Teksasit. Hetimi i Komisionit Uorren konkludoi se një ish marins amerikan, me emrin Li Harvej Osvald kishte qëlluar Kenedin nga një depo aty pranë, por faktet e mjegullt të çështjes kanë nxitur një sërë teorish, shkruan Bota.al.

Ato përfshijnë një komplot të CIA-s, një vepër të mafias, një operacion të fshehtë nga zëvendëspresidenti Lindon B. Johnson etj.

TEORIA E CIA-s

Njerëzit që besojnë se CIA ishte pas vrasjes së Kennedyt, spekulojnë se agjencia kundërshtoi fuqishëm një numër pozicionesh të presidentit, në lidhje me Kubën dhe Komunizmin.

Teoria pohon se refuzimi i Kennedyt për të ofruar mbështetje ajrore për pushtimin e dështuar të Gjirit të Derrave, një mision i mbështetur fort nga CIA për të përmbysur Fidel Castron, e shtyu CIA-n që të eliminonte Kennedyn.

Teoricienët kanë tendencën të besojnë se CIA e ka caktuar Osvaldin si kokë turku.

Teoria e mafies

Një teori sugjeron se CIA ka punuar me mafian për të vrarë Kennedyn. Në atë kohë, të dy organizatat kishin një interes të përbashkët për përmbysjen e Castros, pasi mafia kishte një numër investimesh në kazinotë kubane, në rrezik mbylljeje.

Dokumentet e qeverisë tregojnë se CIA ka punuar me mafian për të rrëzuar Castron; disa teoricienë të konspiracionit pohojnë se të dy organizatat gjithashtu punuan së bashku, edhe me kubanët anti-Castro, për të vrarë Kennedyn.

Teoria e mërgimtarëve kubanë

Disa besojnë se përpjekja është bërë më pak e sofistikuar se një konspiracion federal, por është kryer nga një grup mërgimtarësh kubanë, të cilët panë dështimin e pushtimit në Gjirin e Derrave, si provë të mjaftueshme se Kennedy ishte i papërshtatshëm si president.

Midis 1959, kur Revolucioni Kuban solli Castron në pushtet dhe vrasjes së Kennedy në vitin 1963, popullariteti i tij midis mërgimtarëve kishte rënë në mënyrë të konsiderueshme. Në tetor të vitit 1963, kubanët anti-Castro u takuan me amerikanët e krahut të djathtë për të diskutuar zhgënjimin e tyre me Kennedyn.

Teoricienët spekulojnë se takimi mund të ketë qenë një pikë kthese për vrasjen një muaj më vonë.

Teoria e Lyndon B. Johnson

Një teori spekulon se LBJ kishte frikë se nuk përfshihej në zgjedhjet e vitit 1964 aq shumë, sa ai komplotoi që Kennedy të vritej.

Sipas një kujtimi të vitit 1968 të shkruar nga sekretari personal i Kennedyt, Evelyn Lincoln, është e vërtetë që Kennedy kishte planifikuar të zëvendësonte Johnsonin si zëvendës president. Kennedy i tha Lincoln-it më 19 nëntor 1963 – tre ditë para se të vritej.

Teoricienët e konspiracionit tregojnë këtë, si dëshmi të pjesshme se Johnson mund të ketë pasur një dorë në orkestrimin e vrasjes.

Teoria e KGB-së

Disa teoricienë besojnë se një grup oficerësh sovjetikë kryen vrasjen e Kennedyt, të porositur nga kryeministri Nikita Hrushov.

Në fund të krizës së raketave kubane të vitit 1962, Hrushovi u detyrua përfundimisht të hiqte raketat balistike ndërkontinentale që ai do të vendoste në Kubë, për shkak të kërcënimeve militare amerikane kundër Bashkimit Sovjetik.

Teoricienët e konspiracionit pohojnë se kjo lëvizje motivoi Hrushovin për të vrarë Kennedyn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button