Këto janë shenjat se mund të keni nivel të lartë të sheqerit në gjak, mos i neglizhoni!

Kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, duhet të ndërhyhet sa më shpejt për ta korrigjuar këtë gjendje. Mirëpo përpara se të marrim masat e duhura, na duhet fillimisht të kuptojmë shenjat që organizmi ynë na i shfaq dhe ne mund të mos jemi të vëmendshëm t’i kuptojmë. Një nga këto shenja është lodhja e vazhdueshme që shpesh herë mendohet sikur vjen si pasojë e stresit, apo rutinës së lodhshme që mund të kemi, shkruan Bota.al. Në fakt, edhe pa këta faktorë, lodhja e vazhduar është shenjë kryesore e hiperglicemisë.

Shenjë e dytë e rëndësishme është edhe ndjesia e tharjes së gojës dhe fytit, që shpesh ju bën të zgjoheni edhe natën nga etja e tepërt, duke ju prishur kështu edhe ciklin gjumë-zgjim.

Shenjë e tretë që mund të dalloni tek vetja, është edhe lëkura e thatë, si dhe dëshira e madhe për gjumë përgjatë gjithë ditës. Mos e neglizhoni as këtë shenjë, pasi ka rëndësi për ta kapur në kohë hipergliceminë.

Shenja e katërt është vështirësia në përqendrim. Këtë gjë mund ta dalloni, nëse në përditshmërinë tuaj ju duhet të bëni punë që kërkojnë përqendrim maksimal. Kjo shenjë na tregon se niveli i sheqerit në gjakun tonë mund të jetë i lartë, ndaj duhet të nisim të marrim masa për të ulur sasinë e sheqerit në dietën tonë ushqimore.

Nëse i dalloni këto shenja te vetja juaj, gjëja e parë që duhet të bëni është të reduktoni sasinë e ëmbëlsirave që merrni përgjatë ditës dhe në vend të tyre të merrni fruta dhe perime të llojeve të ndryshme. Frutat dhe perimet, siç dihet tashmë, janë mjaft të shëndetshme dhe i dhurojnë organizmit tonë gjithçka, për të cilën ai ka nevojë, ndaj nisni t’i konsumoni më tepër ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button