Këto janë shenjat se mund të keni nivel të lartë të sheqerit në gjak, mos i neglizhoni!

Kur nivelet e sheqerit në gjak janë të larta, duhet të ndërhyhet sa më shpejt për ta korrigjuar këtë gjendje. Mirëpo përpara se të marrim masat e duhura, na duhet fillimisht të kuptojmë shenjat që organizmi ynë na i shfaq dhe ne mund të mos jemi të vëmendshëm t’i kuptojmë. Një nga këto shenja është lodhja e vazhdueshme që shpesh herë mendohet sikur vjen si pasojë e stresit, apo rutinës së lodhshme që mund të kemi, shkruan Bota.al. Në fakt, edhe pa këta faktorë, lodhja e vazhduar është shenjë kryesore e hiperglicemisë.

Shenjë e dytë e rëndësishme është edhe ndjesia e tharjes së gojës dhe fytit, që shpesh ju bën të zgjoheni edhe natën nga etja e tepërt, duke ju prishur kështu edhe ciklin gjumë-zgjim.

Shenjë e tretë që mund të dalloni tek vetja, është edhe lëkura e thatë, si dhe dëshira e madhe për gjumë përgjatë gjithë ditës. Mos e neglizhoni as këtë shenjë, pasi ka rëndësi për ta kapur në kohë hipergliceminë.

Shenja e katërt është vështirësia në përqendrim. Këtë gjë mund ta dalloni, nëse në përditshmërinë tuaj ju duhet të bëni punë që kërkojnë përqendrim maksimal. Kjo shenjë na tregon se niveli i sheqerit në gjakun tonë mund të jetë i lartë, ndaj duhet të nisim të marrim masa për të ulur sasinë e sheqerit në dietën tonë ushqimore.

Nëse i dalloni këto shenja tek vetja juaj, gjëja e parë që duhet të bëni është të reduktoni sasinë e ëmbëlsirave që merrni përgjatë ditës dhe në vend të tyre të merrni fruta dhe perime të llojeve të ndryshme. Frutat dhe perimet, siç dihet tashmë, janë mjaft të shëndetshme dhe i dhurojnë organizmit tonë gjithçka, për të cilën ai ka nevojë, ndaj nisni t’i konsumoni më tepër ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP