Ganiu uroi Ditën e Alfabetit: “e një gjuhë të gjithëve na bashkon”

Me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Ditës së Alfabetit Shqip, me thënien “E një gjuhë të gjithëve na bashkon” kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, thuhet në kumtesën e dërguar nga Komuna e Çairit, njofton Portalb.mk.

“Të nderuar bashkëkombas, urime 109 vjetorin e Kongresit të Manastirit, momentit historik të unifikimit të alfabetit të gjuhës shqipe që vulosi përgjithmonë bashkimin shpirtëror e kulturor të shqiptarëve kudo që ndodhen! Në këtë ditë të madhe për historinë dhe kulturën kombëtare shqiptare duke i përkujtuar breza të tërë të atdhetarëve që sakrifikuan për mbrojten e gjuhës sonë të bukur shqipe, të reflektojmë të gjithë në drejtim të avancimit të vlerave tona të përbashkëta. Themeli i diturisë dhe atdhetarisë sonë është gjuha jonë e bukur”, thuhet në kumtesën e Komunës së Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button