Kandiç: Aktgjykimi për Mlladiçin flet mjaft se çfarë komandanti dhe ushtrie ishin

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare dhe koordinatorja rajonale e KOMRA-s në Serbi, Natasha Kandiç, tha sot se vendimi i shkallës së parë të Gjykatës së Hagës, me të cilin ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm, konfirmon se Mlladiç ka kontribuar në ekzekutimin dhe që është përgjegjës për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Natasha Kandiç
Natasha Kandiç

“Megjithëse Këshilli gjyqësor në versionin përmbledhës të verdiktit paraqiti të dhëna që ishin më pak të njohura për opinionin e gjerë. Vendimi i marrë bazohet në mbi 2.000 fakte”, tha Kandiç.

Sipas saj, pritej që trupi gjykues nuk do të lëshohej në argumentimin e gjenocidit në komunat tjera, për të cilat ngarkohej Mlladiç në aktakuzë.

Megjithatë, siç thekson Kandiç, verdikti flet mjaft se çfarë komandanti dhe ushtrie ishte ajo.

“Për shkak të komandantëve dhe oficerëve të tillë, ne si shoqëri kemi humbur perspektivën e qytetërimit”, theksoi koordinatorja e KOMRA-s”, Kandiç.

Sot trupi gjykues shpalli vendimin e shkallës së parë ndaj të cilës ekziston mundësia e apelit.

Gjykimi i Mlladiçit filloi në maj 2012, një vit pas arrestimit të tij në Serbi në fund të majit të vitit 2011, pas 16 vitesh në arrati me ç’rast iu dorëzua Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button