“Aktgjykimi ndaj Mlladiçit, fitore e rëndësishme për drejtësinë”

 Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, përshëndeti aktgjykimin e sotëm të Tribunalit të Hagës ndaj Ratko Mlladiç, ish-komandanti ushtarak i Ushtrisë së Republikës Sërpska, duke e quajtur “fitore të rëndësishme për drejtësinë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim, i cili u publikua menjëherë pas shqiptimit të aktgjykimit, Al Hussein, tha se Mlladiçi është “personifikim i së keqes, ndërsa ndjekja penale ndaj Mlladiçit është personifikim i gjithçkaje që paraqet e drejta ndërkombëtare”.

“Mlladiçi komandoi me disa nga krimet më të errëta që kanë ndodhur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, që solli deri te terrorizimi, vdekja dhe shkatërrimi i mijëra viktimave, por edhe pikëllim, tragjedi dhe trauma për shumë të tjerë. Aktgjykimi i sotëm është paralajmërim se kryerësit e krimeve të tilla nuk mund t’i ikin drejtësisë, pa marrë parasysh sa janë të fuqishëm dhe sa gjatë kjo mund të zgjasë. Në fund të gjithë do të përgjigjen”, thuhet në njoftimin e Al Hussesit.

Gjykata e Hagës dënoi Mlladiçin, i njohur si “kasapi i Bosnjës”, me burg të përjetshëm për krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe shkeljet të ligjeve të luftës. Ai u shpall fajtor për dhjetë nga gjithsej 11 akuzat që gjendeshin në aktakuzë.

Ish-gjenerali serb është dënuar edhe për gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995, në të cilën ushtarët serbë vranë mbi tetë mijë meshkuj boshnjakë. Krahas gjenocidit në Srebrenicë, Mlladiç u shpall fajtor edhe për dëbim, zhdukje, robërim, vrasje, deportim dhe sulme antiligjore kundër civilëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button