Infermieret kërkojnë Ligj dhe Odë të punonjësve shëndetësorë me arsim të mesëm dhe të lartë

 Ligj për infermieret dhe Odë të punonjësve shëndetësorë me arsim të mesëm dhe të lartë, kërkojnë nga Shoqata e infermiereve, infermiereve të stomatologjisë, teknikëve dhe mamive “Për ne” dhe Unioni i shoqatave, të cilët sot mbajnë takim pune.

Koordinuesi i Shoqatës dhe Unionit mr. Gordanka Beshliovska para takimit deklaroi se qëllimi i shoqërimit të tyre në Union është që të bashkohen, ta kthejnë dinjitetin e profesionit dhe shfaqi shpresë se me një unitet të tillë do të kenë sukses në përpjekjet për formimin e Odës, transmeton MIA. 

“Gjithkund në botë, infermieret janë të bashkuara në oda. ndërsa vetëm ne mbesim në një nivel të shoqërimit i cili na mundëson programe edukative. Në këtë moment nuk kemi definim të profilit. Ky subjekt ligjor, që duhet ta marrim me autorizim nga ministri, do të dërgohet në një institucion ligjor i cili do t’i mbrojë të drejtat tona”, theksoi Beshliovska.

Theksoi se në këtë moment zhvillohet plotësimi dhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe shtoi se duke kërkuar mbështetje edhe nga Oda e Mjekëve kanë ardhur deri në njohuritë se bëhet fjalë për një ligj të pjesshëm për mjekët.

здравствени работници

Mënyra në të cilën ne nuk jemi realizuar në vendet e punës përmes koeficientëve në marrëveshjet kolektive, theksoi ajo, i bëri infermieret mjaftë të pavlefshme në profesion dhe shpesh ato shkojnë jashtë vendit.

Koordinuesja e infermiereve nga Shtëpia Shëndetësore Shkup, Anita Dimovska, tha se ka arsim joadekuat jashtë shkollave të rregullta mjekësore.

“Pra, flasim për kurse tremujore për infermieret që filtrojnë stafin që është vërtet i pamjaftueshëm dhe luftojmë kundër një arsimimi të tillë, sepse me këtë bie standardi i cilësisë tonë të punës. Diplomat i marrin përmes shkollave të mesme mjekësore. Mjekësia nuk është një profesion që mund të përfundojë me një kurs dhe kërkon arsim dhe trajnim praktik”, theksoi Dimovska, duke shtuar se një numër i madh i infermiereve largohen jashtë vendit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Beshliovska tha se nuk mënyrë që infermieret me mbi 20 vjet përvojë pune, financiarisht të shpërblehen në diagnostikimin e tyre të specializuar, nuk ka mundësi të jenë të certifikuara specialitetet e tyre dhe për këtë arsye dëshirojnë që ky bashkim t’i sjell deri në subjekt ligjor i cili do ta zhvillojë rregulloren dhe në këtë mënyrë do të interpretohen edhe nga specialisti, njësitë kritike, nivelet… “Rritja e pagave pesë për qind është diçka që nuk i zgjidh problemet e infermiereve”, shtoi Beshliovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button