Takimi Zaev-Babiq: Përpjekje të përbashkëta për avancimin e vendeve të rajonit në integrimet evropiane

Përpjekjet e Republikës së Maqedonisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për avancimin e përbashkët në proceset e integrimeve evropiane, për të cilat është biseduar edhe gjatë vizitës së fundit të delegacionit qeveritar të Maqedonisë të kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev në Sarajevë, janë konfirmuar edhe në takimin e sotëm me Lepa Babiq, ambasadoren e BeH-së në Maqedoni.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është biseduar për hapa konkret në intensifikimin e bashkëpunimit mes Republikës së Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, siç është organizimi i seancës së përbashkët qeveritare dhe avancimi i marrëdhënieve në fushën e ekonomisë, arsimit dhe turizmit.

Është konstatuar se marrëveshja për njohjen e patent shoferëve mes dy vendeve, si dhe mundësimin e ardhshëm të qytetarëve të të dy shteteve të udhëtojnë me letërnjoftime, në mënyrë të konsiderueshme do ta lehtësojë komunikimin mes qytetarëve dhe bashkëpunimit ndërdikasterial, që pritet të japë rezultate më të shpejta dhe më të dukshme me interes të nevojave të qytetarëve të të dy shteteve.

Vlerësim i përbashkët ka qenë se me rëndësi të veçantë është që vendet e tërë rajonit të marrin rekomandime pozitive në aspiratat për integrimet evropiane.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, ka theksuar Zaev, punon në procesin e reformave, në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe angazhohet për perspektiva evropiane të tërë rajonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button