Stili dominues i dimrit, vajzat e modës e kanë zgjedhur çfarë do të veshin në stinën e ftohtë (FOTO)

Është e premte, je e ftuar diku dhe po kërkon veshjen më të mirë në dollap. Çfarë do të veshësh? Është ftohtë jashtë, por ka edhe shumë stil. Me siguri je e frustuar, sepse do të dukesh bukur, por gjithçka që ke në dollap është e vjetruar. Ajo që të duhet këtë sezon në gardërobë është tendenca më e nxehtë e dimrit – mëngët e gjera.

Të këndshme, me stile të mëdha apo elegante, mëngët e gjera i japin çdo veshjeje të dimrit më shumë stil. Mëngët e gjera mund t’i veshësh në qytet me një palë xhinse, mund t’i kesh në funde e në fustane. Një preferencë e zgjuar dhe moderne janë edhe veshjet e punës, që gjithashtu këtë sezon janë me këtë stil.

Mëngët zile, ashtu siç njihen në botën e modës, vijnë nga stili i viteve ’70 për të gjetur sërish vend në fillim të viteve 2000. Veshjet me këtë model janë të bukura, moderne dhe përfaqësuese të një stili të lartë e të sofistikuar.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button