Edhe pse tre vite debatohet, sipas Mançevskit nuk duhet të shpejtohet në ligjin e mediave dhe të ASHMAA-së

Megjithëse të paralajmëruara dhe të nevojshme si ligje dhe për të cilat debatohet tashmë tre vjet, për ministrin e Shoqërisë Informatike dhe të Administratës, Damjan Mançevski, për ligjin e mediave dhe atë të Agjencisë së Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizule nuk duhet të shpejtohet, raporton Portalb.mk.

“Ligji për ASHMAA-në tashmë tre vite debatohet dhe nuk shpejton, kurse sa i takon ligjit të mediave, sërish, absolutisht nuk shpejtojmë dhe do të merremi vesh me mediat se kur do ta fillojmë debatin”, tha Mançevski në konferencën “E-shoqëri që u mbajt sot.

Sipas tij dhe siç u kërkua nga sektori civil, është ironike të mendohet se Qeveria do të jetë motor i mediave.

“Është ironike të thuhet se Qeveria do të jetë motor i reformave në media. Motor duhe të jenë punëtorët medial dhe vetë mediat. Ne, si Qeveri kemi qëllim që të sigurojmë një hapësirë për debat dhe mekanizma të funksionimit. Ne jemi mjet për realizimit të asaj që ata konsiderojnë se duhet të realizohet”, tha Mançevski.

Përndryshe, ditë më parë ministri Mançevski tha se: “Maqedonia ka problem me “fake news” (lajme të rrejshme) dhe ne si shtet jemi burim i tyre. Lajmet e rrejshme kryesish lindin nga portalet mirëpo Qeveria ende nuk ka iniciativë për hapje të debatit për ligjin e mediave derisa për të njëjtën nuk ngritet inciativë nga palët e përfshira në të”  duke paralajmëruar sot se për portalet do të ketë vetëm debat.

LEXO MË SHUMË:

 

Që ministritë të publikojnë 21 dokumente, Mançevski do të angazhojë inspektorët
foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button