Që ministritë të publikojnë 21 dokumente, Mançevski do të angazhojë inspektorët

Publikimi i 21 dokumente u pa se në shumicën e ministrive, kryesisht shqiptare hasi në “vesh të shurdhër” pasi që edhe pse skadoi afati 15-ditor, sërish nuk i publikuan as edhe dokumentet më bazike që lidhen me transparentën. Megjithëse afati skadoi, dokumentet nuk u publikuan, të dhëna në praktikë nuk ka kurse ekspertët kërkojnë që kjo inciativë të parashihet me ligj, sërish ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski nuk parasheh ligj për 21 dokumentet por se paralajmëroi se do të angazhojë inspektorë e cila sipas tij nuk do të funksionojë, raporton Portalb.mk.

LEXO: Skadoi afati 15-ditor i ministrive, ata mbeten jo-transparente, ja masat që duhet ndërmarrë

“Edhe pse me ligj kjo nuk parashihet, ne do të dërgojmë inspektorë por jo gjithmonë kjo funksionon. Besoj se ju, mediat, qytetarët janë kontrolluesit më të mëdhenj të institucioneve dhe më shumë kështu do të arrijmë rezultate se sa në forma të tjera, me masa represive”, tha Mançevski në konferencën “E-shoqëri që u mbajt sot.

Mançevski vlerësoi se inspektorët nuk do të kenë efekt dhe se duhet të vendoset kulturë e re ku opinioni do të jetë kontrolluesi më i madh i Ministrive.

“Ata tashmë janë të obliguar që të publikojnë 21 dokumentet e kërkuara të cilat sipas ligjit duheshte deri më tash të publikohen. Tashmë kemi një përparim të dukshëm nga Ministri të caktuara. Ne sërish do të bëjmë kontroll shtesë se kush çfarë nuk ka publikuar dhe do të angazhohemi në këtë drejtim. Unë do ti thërras publikisht në konferencë për media dhe do të vendosen para opinionit se janë ato institucione që nuk i kanë publikuar 21 dokumentet. Duhet të vëmë një lloj tjetër të kulturës opinioni do të jetë kontrolluesi më i madh i Ministrive”, tha Mançevki .

Mançevki tha se “dua të paralajmërojmë fazë të re ku edhe institucionet e tjera shtetërore do të obligohen që t’i publikojnë këto 21 dokumente”.

Përndryshe, më 31 tetor Qeveria e Maqedonisë me kërkesë të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës sot ka sjellë vendim ku obligohen të gjitha ministritë, në përjashtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Mbrojtje, në afat prej 15 ditësh të publikojnë 21 dokumente në uebfaqet e tyre të internetit si formë revizioni për buxhetin, strukturën organizative dhe transparente të tyre.

Publikimi i 21 dokumenteve parasheh vënie në uebfaqe të informatave për tranparencën dhe llogaridhënien.

Nga ana tjetër, organet shtetërore prej vitit të ardhshëm në nivel mujor do të publikojnë sa borxh kanë. Kjo do të rregullohet me ligj, me ç’rast propozimi është përgatitur në Ministrinë e Financave.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button