“Desorosoizimi”, OJQ-të nuk kanë informacion zyrtar që hetimet kundër tyre janë mbyllur

Organizatat qytetare që ishin lëndë e hetimeve të MPB-së me urdhër të Prokurorisë Publike, ende nuk kanë marrë informacion zyrtarë se hetimet kundër tyre janë kryer dhe nuk është gjetur ndonjë krim, tha Fani Karanfilova-Panovska, drejtoreshë e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” në Maqedoni, në Konferencën e sotme Ndërkombëtare “E-shoqëri”, nën organizimin e Fondacionit për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”.

“Më vjen shumë mirë që dëgjuam deklaratë të ministrit të brendshëm që hetimet që bënte MPB me urdhër të Prokurorisë Publike për OJQ-të janë përfunduar dhe nuk është gjetur asnjë vepër krimi. Ky lajm është i mrekullueshëm, por dua të them se në, 22 organizata që ishim lëndë e presioneve të dhjetorit të 2016-ës deri në maj, gjegjësisht qershor të 2017, ende nuk kemi përgjigje zyrtare lidhur me përfundimin e hetimeve”, tha Karanfilova-Panovska.

Sipas saj reformat në media duhet të bëhen në mënyrë profesionale dhe theksoi se debat duhet të ketë dhe që me kohë të shpalosen gjitha mangësitë.

Ajo në konferencë theksoi se ende nuk ka asnjë garanci që nuk ka përgjime ilegale.

“Ndoshta edhe nuk përgjohet por unë nuk e kam këtë përshtypje nga dokumentet e shkruara madje as nja ajo se si po vijojnë proceset. Nga vetë fakti që MPB po përgatit iniciativë për ligj të ri të agjencisë operativo-teknike, që duhet të hiqet pjesa e përgjimeve, ngase ende vazhdon te jetë aty, pran qasjes së informacioneve, që nuk është ndryshuar”, tha Karanfilova-Panovska.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button