Strumicë, nesër nënshkruhet memorandumi për roaming më të lirë Maqedoni-Bullgari

Meqë nesër në Strumicë pritet të mbahet seanca e përbashkët qeveritare Maqedoni-Bullgari, siç edhe u paralajmërua, ndër memorandumet që priten të nënshkruhen nesër është edhe ajo e sferës së telekomunikacionit ku parashihet ulje e tarifave të roamingut, njofton Portalb,mk.

Qeveria e Maqedonisë dhe e Bullgarisë kanë arritur memorandum për mirëkuptim ndërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Teknologjisë Informatike dhe të Komunikacionit të Bullgarisë dhe Ministritë për Shoqëri Informatike dhe Administratë të Maqedonisë.

Me memorandumin parashihet që të kemi çmime më të ulëta të roamingut të shtetasve të Maqedonisë dhe Bullgarisë kur do të vizitojnë njërin nga shtetet nënshkruese. Për momentin, vlera e roamingut është ndër më të lartat në Evropë.

Mbajtja e seancës së përbashkët qeveritare ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë u paralajmërua që kur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev u takua me homologun e tij të Bullgarisë, Bojko Borisov. Takimi u mbajt në Shkup dhe në të u arrit marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button