DITË TË ZAKONSHME…

Ditë të zakonshme, tmerrësisht të zakonshme, idiotësish të zakonshme.
Ditë të lodhura dhe të rënduara prej rutinës.
Ditë të mbështjella me trishtim e kotësi.
Ditë që të shkaktojnë zhurma në kokë.
Ditë që tenton t’u japësh kuptim duke sajuar tejbotën tënde.
Ditë pa çastet eprore që fiksohen në kujtesë.
Ditë ku asgjëja është gjithçka dhe ku gjithçkaja është asgjë.
Ditë ku flasin për etikë ata që ndërrojnë etiketat.
Ditë që nuk njohin bilance të ndërgjegjes.
Ditë me fytyra të kudondodhura – në gjithkund e askund.
Ditë me Kroesusë të pangopshëm e me lajmëtarë kobzi të kënaqur në mjerimin e tyre.
Ditë të mbështjellë me frikën e humbjes së gjërave që kurrë s’i kemi pasur.
Ditë pa madhështi veçantie, pa aventura, pa marrëzi të domosdoshme, që i japin kuptim jetës.
Ditë uniforme, triviale, aspak kreative.
Ditë që ngjajnë si shkretëtira shterpësie.
Ditë me idhuj të autorizuar që vendosin për fate idhujtarësh.
Ditë ku humbja e mashtrimi janë të vetmet opsione.
Ditë që flasin me gjuhë të drunjtë dhe pa një mendim të ri.
Ditë me kulla makthesh dhe me njerëz që shkojnë diku pa pasur asnjë adresë.
Ditë me një udhë që të kthen në fillim.
Ditë me të rinj që jetojnë pleqërisht.
Ditë me pleq që imponojnë kodin e sjelljes së tyre të mirë.
Ditë të sunduara nga kokëqethësit dhe mendja e robëruar.
Ditë të hidhëta si kafeja e fundit e Ismail Qemalit.
Ditë të egërsuara si historitë e Ballkanit.
Ditë kur plas gazi vetëm pse qesh prijësi.
Ditë ku shumëkush tenton të ta lexojë letrën në xhep.
Ditë ku shumëkush dëshiron ta ndryshojë tjetrin dhe jo vetveten.
Ditë ku shumëkush e shkruan historinë e tjetrit.
Ditë ku pakkush tenton ta shkruajë historinë vetjake.
Ditë ku njerëzit shikohen me gabzherr ujku.
Ditë që përsëriten brenda çdo jave, muaji a viti dhe pa asnjë orë kremtore.
Ditë e njëjtë me shumë emra dhe pa asnjë shenjë…

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. shkrova dhjetra mesazhe nga Manastiri ku edhe sivjet erdha per kremten. U shkrova vetem atyre qe e njohin drejtshkrimin shqip, por me dolen shume te tille ne telefon, mes tyre mjaft shkrimtare te te dy gjinive. Sa e lumtur me kesi telefoni haha, me keta miq, sa e pasur. Derisa “udheheqesit” tane, kryesisht te shemtuar pasi fizikja reflekton psikiken, arrinin para Muzeut te Alfabetit (me shume krekosje dhe me sa pak pune te kryera, cfare Vetdashurie Detska radost) teksa prisja kolegun Mefa te mbaronte paraqitjen direkte ne lajme, u ndala para Muzeut, mandej per pak pushim u ula aty afer mbi gardhin e cimentos buze Dragorit dhe shkrova dhe lexova pergjigjet e bukura. Sales, bashke me urimet per festen, i shkrova ne sensin se cdo fjale mirenjohjeje per ndjesine gjate rileximit te poezise se tijeshte thene tashme. Ai ma ktheu aq bukur , por sikur ta jepja ketu pergjigjen do te dilja sikur ata gjoja udheheqes qe dashurojne veten, kurse votuesit e vet HIC, haha.
    Ku e kisha fjalen.
    Ti nuk ke dite te zakonshme si keto qe ke dhene ne kete tekst Salo. Edhe per kete kolumne, si edhe per krejt ciklin disamujor frymendales, jam shprehur kushedi sa here, AMA ANI, gjerat vleresohen kur gjerat verbalizohen, kurse une e bej me se shumti per veten time, si edhe shume gjera ne jete qe kryesisht i kam per qejfin tim, nese nga kjo del ndonje hajer me i gjere, ndonje frymezim, ndonje si me thene etablim atehere ende me mire, nese s’del “ndasht, kerkujt kurgja”.
    dhe sa per fund Salo, e di qe nuk ke konkurruar ne Ministri per liber, apo nuk konkurrove?
    ndasht, do te shkoj te ministri ose hala me mire te Petrit S se ai me i mencur dhe me simpatik me duket se ministri.
    dhe do konkurroj ne emrin tend.
    ti vetem tregom mos bej pune tashme te bere atje.
    cka te them ne fund
    kete tekst qee nisa per shkurt dhe doli gjate do ta jap si kolumne dikund.
    tash dola pak ne carshine e Manastirit se Shirok sokaku nuk eshte bash me shijen time
    teper kicibaroshki, thone serbet.
    ika tash, bravo majstore me duket te thash!?
    e paredaktuar dhe jolekturuar, por momentalisht me shume me pihet kafe se sa me korigjohet ky tekst 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button