Bejta akuzon Taravarin për degradim të administratës në Komunën e Gostivarit

Kryetari i mëparshëm i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar kryetarin aktual Taravari, për degradimin e administratës në këtë komunë.

Me urdhër të kryetarit Taravari, janë lëshuar 5 urdhëresa me të cilat po aq administratorë disa nga të cilët me mbi 10 vite përvojë pune, u caktohet vendi i punës në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, përcjell Portalb.mk.

“Nga fillimi i marrjes së detyrës, puna e vetme e kryetarit të ri të Komunës së Gostivarit është hakmarrja dhe degradimi i administratës dhe institucioneve të tjera që janë nën kompetencën e Pushtetit Lokal. Sot, me urdhër të tij, janë lëshuar pesë urdhëresa me të cilat po aq administratorë disa nga të cilët me mbi 10 vite përvojë pune, u caktohet vendi i punës në Ndërmarrjen Publike “Komunalec”.  Në këto urdhëresa jepet një arsyetim banal kinse nuk ka hapësira respektivisht zyra në hapësirën e Komunës së Gostivarit, duke harruar që të gjithë këto administratorë deri sot kanë punuar në zyrat e veta.  Paaftësinë për të udhëhequr me Komunën e Gostivarit, Arben Taravari e tjetërson me vendime të tilla skandaloze dhe që nuk kanë të bëjnë me reformimin dhe depolitizimin e administrates”, shkruan Nevzat Bejta në postimin e tij në Facebook.

Taravari vazhdon degradimin e administratës së Komunës së Gostivarit (1)

Taravari vazhdon degradimin e administratës së Komunës së Gostivarit (2)

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Nuk mendoja te reagoja ne kete tekst, por kur e pash se qenka nder me te lexuarit, vendosa per pak rreshta.
    Arben Taravari, per te cilin nuk gjen nje njeri, pavaresisht moshes, ngritjes se vet, dhe cfaredo perkatesie qofte, qe flet nje fjale te keqe, perkundrazi kryesisht flasin ne superlativ, me difolt nuk mund te jete njeri hakmarres. Si ka arrire ai respektin konsensual qe gezon si njeri dhe si profesionist, me finta hakmarrese!? Arben Taravari i cili per mua dhe jo vetem eshte politikani superior i ketyre dekadave te gjata te tranzicionit ne Maqedoni i cili tranzicion zgjat pafund pikerisht shkaku i udheheqesve sa te vegjel me vepra aq krekoses me fjale dhe sjellje, nuk eshte i afte per degradim te kujdoqofte. Ai edhe fushaten e beri ashtu si sillet ne jeten e perditshme, SI NJERI NORMAL, kurse ajo qe ne vuajme prej kohes eshte MUNGESA E POLITIKANEVE NORMAL. Shumica, vetem per nga sjellja, pa ua ditur biografite e njollosura, pra vetem ne saje te komunikimit te tyre joverbal, duke i shikuar hic pa ton vetem si figura ne ekran,, jane per trajtim te neurologu europian Taravari (nese ia keni lexuar CV-ne do ta dini se epiteti europian nuk eshte fjale e tepert. Por besa edhe ata qe kembengulesisht i votojne te njejtit, nderkohe qe nuk munden taksativisht te permendin disa suksese te tyre politike, jane poashtu per te Taravari
    Nese punetoret e Komunes qe nuk jane larguar nga puna por jane transferuar ne NPK kane pervoje 10 vjecare kjo nuk don te thote se jane te afte ose adekuate per vendin e deritanishem ne zyrat e Komunes. Sikur te kishim vetem njerez adekuate dhe te afte neper komuna, komunat shqiptare duke nisur nga Cairi e deri te rasti tragjik i Tetoves pa ajer dhe pa uje afer Sharrit, nuk do te dukeshin si Afganistana te vegjel, ne sensin te vjen nje mik nga jashte dhe te vjen turp ta shetisesh neper lagjet tua.
    Bejta ti nuk ben pjese tek prefektet dembele dhe te paafte, Gostivari deri dje i yt, por edhe sot i yti, eshte qyteti me i paster dhe me i rregulluar shqiptar, e them gjithmone. Por, politika keshtu e ka, nese nuk jane realizuar projekte kapitale, nese eshte udhehequr me metoda joadekuate, nese qarkullojne muhabete per frikesim te njerezve ne mandatin tend dhe per, nuk e di sa jane ta sakta, gjera korruptive, kesaj i vjen fundi nje dite. AMA ANI qe i vjen fundi, zivota je takav! Gostivarasit thjesht votuan kandidatin superior jo vetem ne komunen per te cilen ti bere mjaft, por kandidatin nr1. te zgjedhjeve lokale 2017, Arben Taravarin.
    Ti ke kryer shume pune per qytetin tend, “jest” qe jepje edhe deklarata qe na benin te qeshim shume por fundja ne kete “kohe te pakohe” edhe ti besh njerezit te disponohen eshte sevap haha, ama seriozisht e them. Nisur nga komplimentet qe lexove ketu dhe nga ajo qe i bie ne sy secilit qe kalon(te) ne Gostivarin e bukur, keto reagime, anise ko gubi ima pravo da se ljuti, ty Bejta nuk te rrijne mire dhe me kohe mund te ta ulin ate Ihtibar qe e ke fituar me pune. Mbetc me te mira!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button