MATTO: Maqedonia ta intensifikojë bashkëpunimin ekonomik me rajonet turke

Maqedonia dhe Turqia mund ta rrisin këmbimin tregtar së paku dyfish, nga 315 milionë aktual në një miliardë dollarë. Është i domosdoshëm bashkëpunimi me rajonet turke të cilat janë tregje milionëshe, por edhe liberalizim më i shpejtë i tregtisë me prodhime bujqësore dhe ushqimore, theksuan sot kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni – Turqi – MATTO, Ajdovan Admeoski dhe guvernatori i qendrës industriale Kajseri, Sulejman Kamçi, transmeton MIA.

Në takimin e tyre të parë në Shkup, Ademoski dhe Kampi konstatuan se potencial ka, posaçërisht për hyrje të investimeve turke për prodhimtari në Maqedoni, të cilat do të eksportoheshin në rajon, BE dhe Afrikën Veriore.

“Investimet e përgjithshme turke në Maqedoni tani për tani paraqesin 1,7 miliardë dollarë që është 3,3 për qind nga investimet e përgjithshme të huaja të drejtpërdrejta. Ky numër, si dhe niveli i këmbimit tregtar janë shumë të vogla dhe aspak nuk kënaqin, posaçërisht nëse merret parasysh potenciali i të dy vendeve”, deklaroi Ademoski.

Sipas tij, vetëm nga Kajseri në vendin tonë mund të vijnë 10 deri 15 kompani të cilat do të investonin në industrinë e tekstilit, prodhimin e mobilieve, elektronikë dhe turizëm.

“Kajseri është qytet milionësh në Turqinë qendrore, vetëm 70 kilometra larg Kapadokisë. Është e njohur si qendër industriale dhe tregtare me këmbim vjetor prej tre miliardë dollarëve prej të cilave 1,5 miliardë import dhe po aq eksport. Njëherësh është edhe furnizues më i madh i denimit për brendet Levis, Vrangler, Rajfëll dhe Dizel. Kajseri ka edhe tre universitete me 100.000 studentë”,tha Kamçi.

Ai posaçërisht foli për qendrën e skijimit e cila disponon me rrugica të gjata 200 kilometërshe dhe kapacitete hotelierike me pesë yje, ndërkaq është vetëm 20 kilometra larg qytetit, Qendra e skijimit, plotësoi Kamçi, është e përshtatshme edhe për turizëm veror.

Guvernatori kryeson delegacionin 30-anëtarësh nga sektori i turizmit, mes të cilëve ka edhe përfaqësues nga administrata e qytetit. Ata do t’i skanojnë kushtet për investim dhe bashkëpunim biznesi në Maqedoni. Delegacioni sot realizoi takim edhe me presidentin e vendit, Gjorge Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button