Ukrainë: Forca të armatosura me maska zbarkojnë në Luhansk

Burra të armatosur me uniforma të paidentifikuara janë pozicionuar në qendër të Luhanskut,që kontrollohet nga forcat separatiste të mbështetura nga Rusia.

Lideri separatist i rajonit, Igor Plotnitsky, tha se paraqitja e forcave të maskuara dhe të armatosura është shenjë revolte nga mbështetësit e shefit policorët të sulmuar, Igor Kornet, transmeton REL. 

Gazeta e pavarur ruse, Novaya Gazeta, tha se ushtria po bllokon ndërtesat administrative në kryeqytetin e provincës.

Zbarkimi i forcave të maskuar dhe të armatosur ka filluar pasi shefi policor i rajonit ishte sulmuar me armë zjarri, më 20 nëntor.

Disa pjesë të rajonit Luhansk dhe Donetsk janë nën kontroll të forcave separatiste të mbështetura nga Rusia.

Që nga viti 2014-të, më shumë se 10.000 përsona janvë vrarë nga ky konflikt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button