109 vjetori i Kongresit të Manastirit, Meta dhe Lika morën pjesë në tribunën shkencore (FOTO)

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik,  Hazbi Lika, dhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot kanë vizituar Muzeun e Alfabetit në Manastir me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Pas vizitës të Muzeut, zëvendëskryeministri Lika dhe presidenti Meta kanë marrë pjesë në Tribunën shkencore kushtuar kësaj date të rëndësishme kombëtare.

Në fjalën e tij në hapjen e Tribunës, zëvendëskryeministri Lika u shpreh se  Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor.

“Historia kombëtare shqiptare është përplot me ngjarje madhështore, me ngjarje që kanë peshë të madhe, që shënojnë pikë kthese në zhvillimin e kombit, në rrugëtimin e tij civilizues dhe bashkëkohor. Një ndër këto ngjarje historike dhe kulturore është edhe Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe i mbajtur pikërisht në këtë qytet, si njëri nga qendrat administrative e kulturore në atë kohë dhe një qendër e një shembulli të një bashkëjetese mes komuniteteve në kohën e sotshme i cili duhet të grumbullojë fuqi, të merr guxim dhe të mbajë përgjegjësi për krijimin e kushteve për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë. Kongresi i Alfabetit mbetet një nga veprimet strategjike ekzistenciale për ngritjen e vetëdijes në rrafshin kombëtar dhe për përforcimin e identitetit kulturor”, tha Lika. Ai më tej theksoi se ky Kongres ka rëndësi të madhe pasi është një hap vendimtar drejt hapjes së shtigjeve për realizimin e synimeve të qytetarëve  për ngritje sa më të lartë të vetëdijes kulturore dhe nacionale, ndërsa në anën tjetër ky Kongres ishte në funksion të pjekurisë së lartë kombëtare të popullit shqiptar.

“Alfabeti unik i shqiptarëve, pa dallim të përkatësisë rajonale- krahinore apo fetare është simbol i identitetit të përbashkimit, ndërsa kësaj ngjarje i paraprinë shumë zhvillime politike, ekonomike dhe arsimore. Formësimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk ishte vetëm fenomen gjuhësor, por ishte veprim i urtë politik në drejtim të rrafshimit të dallimeve mes shqiptarëve, por edhe zgjimit të tyre në dimensionin kombëtar, ndërsa për këtë ngjarje u angazhuan shume intelektuale, klube e shoqëri kulturore shqiptare të asaj kohe. Vendimet e Kongresit të Manastirit janë historike në aspektin gjuhësor dhe kulturor. Ishte një akt përparimtar që u vendos për alfabetin latin, pasi në këtë mënyrë  u dëshmuan aspiratat properëndimore të shqiptarëve, ndërsa fakti që shqiptarët u përcaktuan që kenë alfabet të përbashkët njësoj siç e kanë gjuhën ishte hap shumë pozitiv edhe në drejtim të ruajtjes dhe afirmimit të identitetit shqiptar në përmasa ballkanike dhe më te gjera, evropiane dhe botërore. Ata që formuan, pra njësuan alfabetin e gjuhës shqipe janë patriotët më të mëdhenj pasi bashkuan shumë alfabete në një të vetëm. Prandaj konkludojmë se dy janë ngjarjet më të mëdha për njësuese kombëtare shqiptare në fushë të kulturës shpirtërore që shënojnë epokë: Kongresi i Manastirit i vitit të madh 1908, që i dha shqipes një alfabet a një fytyrë të vetme shkrimore dhe Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, që kurorëzoi me sukses të plotë standardizimin e shqipes së folur dhe shqipes së shkruar”, theksoi në fjalën e tij zëvendëskryeministri Hazbi Lika.

foto manastir 3

foto manastir 6

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button