Torres, befasia e Atletico Madridit kundër Romës
Diego Simeone dëshiron ta angazhojë sulmuesin Fernando Torres nga minuta e parë ndaj Romës.
Mediat spanjolle raportojnë se trajneri Diego Simeone dëshiron ta angazhojë sulmuesin Fernando Torres nga minuta e parë ndaj “Giallorossëve”, përcjell “lajmi.net”.
Skuadra madrilene është në pozitë të vështirë për kualifikim në fazën tjetër të garës dhe kërkon fitoren ndaj Romës për të shpresuar në mrekullinë e kualifikimit në xhiron e fundit.