“Ushtrimi i rrushit të thatë”

Të gjithë duhet të hamë për të qëndruar gjallë, por sa shpesh e shijoni ushqimin tuaj?

Koncepti i ushqyerjes së kujdesshme nuk është diçka e re, për vite me radhë ekspertët e shëndetit kanë theksuar rëndësinë e vlerësimit të ushqimit. Studimet kanë treguar se rezultatet e një ushqimi të kujdesshëm ka rezultate në humbjen në peshë me përpjekje minimale, por sa e bëni ju këtë?

Një ekspert ka testuar teknikat që ndihmojnë në ushqimin e kujdesshëm dhe e ka quajtur atë “ushtrimi i rrushit të thatë”, transmeton Top Channel.

Sipas Charlotte Thaarup, duke bërë këtë ushtrim të vetëm me rrushin e thatë është gjithçka na duhet për të ngrënë në mënyrë të vetëdijshme.

Ja çfarë duhet të bëni:
Merrni rrushin e thatë dhe shpenzoni pesë minuta “duke përdorur të pestë shqisat”
Shikojeni, duke parë ngjyrën dhe përbërjen
Ndjeheni në dorën tuaj.
Merrini erë
Shijojeni në gjuhë, dhe vëreni ndjesinë që ju jep tek dhëmbët.

Sipas Thaarup, ushtrimi i rrushit të thatë ndihmon të hani më mirë dhe më pak, raporton Mail Online.

“Nëse doni të bini në peshë, bëni një armëpushim me trupin tuaj të dashur, ndryshoni marrëdhënien me ushqimin, ose reduktoni stresin ditor duke bërë zgjedhje më të shëndetshme”, thotë Thaarup.

Përveç ushtrimit të rrushit të thatë ka dhe mënyra të tjera për ngrënien e kujdeshme:
Vëreni procesin e mendimit tuaj teksa hani
Bëjeni ushqimin të paharrueshëm duke rregulluar bukur tavolinën
Hani ngadalë
Uluni në tavolinë dhe jo para televizorit
Mbani një ditar ushqimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button