KEMM: Asnjë qeveri nuk duhet të vendosë në emër të mediave

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), në prag të ndryshimeve të paralajmëruara të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, sot kumtoi se fuqishëm mbetet në qëndrimin se nevojitet të eliminohet çfarëdo ndikimi i shtetit mbi procesin e vetë rregullimit në media.

Në kumtesën e KEMM-së thuhet se funksionimi efikas i vetë rregullimit në media përjashton çfarëdo lloji të vendosjes së standardeve gazetareske mediatike në kornizë ligjore dhe vendosje të sanksioneve ndaj mediave për mosrespektimin e tyre.

“Kur bëhet fjalë  për raportim etik dhe profesional, asnjë qeveri dhe parti politike nuk duhet të vendosin në emër të mediave. Në atë drejtim, KEMM i kundërshtohet Propozim – ndryshimeve të nenit 61 në Projekt ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, që ka të bëjë me parimet dhe standardet në punën e radiodigfuzerëve, si dhe të ndryshimeve në nenin 145, me të cilat propozohet shqiptimin e dënimeve nëse standardet profesionale nuk respektohen”, thuhet në kumtesë.

Në rrethana në të cilat vetë rregullimi në media në shtet në mënyrë graduale filloi të pranohet dhe gjithnjë e më tepër të përkrahet puna e Këshillit për etikë në media, thuhet në tekst, vendosja e pengesave të ndryshme nga ana e Qeverisë në atë rrugë dhe margjinalizimi i punës së Këshillit do të rezultojë me zvogëlimin e përgjegjësisë te vetë mediave dhe përkrahja e praktikës së cenzurës dhe vetë cenzurës.

Duke i përshëndetur angazhimet paradokohe të shprehura të Qeverisë për inkurajim të fuqishëm të sistemit të vetë rregullimit mediatik, KEMM përkujton se vetë rregullimit nuk duhet t’i jepet rëndësi e shkallës së dytë, por të jetë një nga prioritetet në arritjen e ndryshimeve dhe reformave në punën e mediave.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button