Aksident në rrethinën e Tetovës, humb jetën një vajzë 8 vjeçare

Një vajzë 8 vjeçare në Dobrosh, dje ka humbur jetën në momentin kur babai i ka mbledhur drunjtë, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë, rasti dje është paraqitur nga babi 46vjeçar B.B. Babai dhe vajza dje rreth orës 15 kanë shkuar në afërsi të fshatit të mbledhin drunj me automjetin “Mahindra”. Vajza është ndalur në automjet, derisa B.B. i ka mbledhur drunjtë. Në një moment automjeti ka lëvizur nga mbrapa, ndërkaq vajza kur e ka parë e ka hapur derën dhe ka kërcyer, në atë moment e ka goditur kokën një gur. Babai e ka marrë dhe është drejtuar për në fshatë që ta dërgojë në mjek. Gjatë rrugës  është takuar nga një fqinj dhe bashkë kanë shkuar në Dobrosh. Gjatë udhës kanë vërejtur se vajza ka ndërruar jetë, kështu që për atë arsye e kanë dërguar në shtëpi”, njoftojnë nga MPB.

Pas paraqitjes së rastit dhe asistimit policor, trupi i vajzës është dërguar në autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button