Gruevski i është ankuar Han-it se PSP-ja përdor materiale joligjore si dëshmi

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në takimin e mbrëmshëm eurokomisarit Han i ka thënë se opozita nuk është e kyçur në proceset reformuese dhe se përveç kërkesës për përkrahje publike, nuk ka përfshirje thelbësore në procesin e përpunimit të reformave, njofton Portalb.mk.

Gruevski, siç thuhet në kumtesën e partisë, ka theksuar se ka presion politik ndaj gjyqësorit që shkakton frikë te gjykatësit dhe autoritetet gjyqësore.

“Ai e ka informuar komisarin Han për shumë raste të shkeljes së rregullave dhe procedurave gjyqësore, si dhe për kërkesën e PSP-së për përdorimin e materialeve joligjore në proceset gjyqësore, që tregon për mungesë të ekzistimit të fakteve dëshmi dhe përdorimin e metodave joligjore. Neni 12 i ligjit për procedurë penale qartë shkruan se video materialet nuk mund të jenë si dëshmi në procedurë penale dhe as që  dalin dëshmi prej tyre”, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Gruevski i ka theksuar Han-it se në zgjedhjet lokale ka pasur një seri të parregullsive, raste për blerje të votave, presione, kërcënime si dhe paraqitje penale të motivuara politikisht ndaj kryetarëve të komunave pa bazë juridike.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button